Green Line Albania

Lëvizja Ta Pastrojmë Shqipërinë

Prezantojnë

Për herë të parë në Shqipëri!
Për herë të pare në Rajon!
Për herë të parë Lëvizja “Zero Waste Youth”!

Kongresi më i madh Mjedisor me përmasa botërore në Shqipëri, kryesuar nga Shoqëria Civile Ndërkombëtare, nën siglën “International Zero Waste Youth Movement” (Lëvizja Ndërkombëtare Rinia Zero Mbeturina).

Gjatë Kongresit të III Ndërkombëtar të Lëvizjes “Zero Waste Youth”, i cili u mbajt në San Juan, Puerto Rico (Nëntor 2014), Bordi Lëvizjes Botërore “Zero Waste Youth” votoi unanimisht për mbajtjen e Kongresit të IV Ndërkombëtar “Zero Waste Youth” në Shqipëri, nga data 18 – 21 Nëntor 2015.

Kongresi do të presi rreth 200 të rinj nga e gjithë bota, delegatë të Lëvizjeve Kombëtare “Zero Waste Youth”.
Përzgjedhja e Shqipërisë u bë mbi argumentat e impaktit pozitiv që Kongresi do të ketë në shoqërinë dhe rininë shqiptare, duke e drejtuar atë drejt një shoqërie botërore “Zero Mbeturina”.

Green Line Albania dhe Lëvizja “Ta Pastrojmë Shqipërinë” me këtë iniciativë, i prezantojnë rinisë shqiptare dhe asaj botërore, mundësi për të vepruar, duke përdorur potencialin e plotë, inteligjencën dhe dedikimin në fusha të ndryshme të dijes dhe aktiviteteve profesionale, duke sjell një impakt pozitiv social për të gjithë.

Jessica Sabatini

International Zero Waste Youth Movement

“Zero Waste Youth – Rinia Zero Mbeturina” – KUSH JEMI?

Lëvizja “Zero Waste Youth” është një grup të rinjsh të angazhuar në përhapjen e “Konceptit Zero Waste”. Lëvizja punon për ripërkufizimin e termit “mbeturina”, rritjen e sensibilizimit për të rimenduar, refuzuar, reduktuar, ripërdorur dhe ricikluar mbeturinat.

“Zero Waste Concept – Koncepti Zero Mbeturina” – ÇFARË ËSHTË?

Një objektiv i cili ështe etik, ekonomik, efikas dhe vizionar, për të udhëzuar njerëzit në ndryshimin e mënyrës së jetesës, të ndjekin një cikël të qëndrueshëm natyror, ku të gjitha materialet e mbetjeve janë të projektuara për tu kthyer në burim për ripërdorim nga të tjerët. Është e bazuar në shmangien e prodhimit të mbeturinave dhe për të vepruar si individ të përgjegjshëm për brezat e ardhshëm, duke ulur konsumin dhe duke qënë të vetdijshëm për efektin e mbeturinave, në mënyrë që të promovojë reduktimin e ndotjes, kursimin e ujit dhe të energjisë, mbrojtjen e natyrës dhe përfshirjen sociale.

“Zero Waste Youth – Rinia Zero Mbeturina” – VLERAT

  • Qëndrueshmëri
  • Bashkëpunim
  • Inovacion
  • Etikë
  • Përgjegjshmëri Sociale dhe Mjedisore

“Zero Waste Youth – Rinia Zero Mbeturina” – MISIONI

Rritjen e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit, integrimin dhe fuqizimin e rinisë për të zhvilluar dhe ndërtuar zgjidhje për një Botë Zero Mbeturina.

“Zero Waste Youth – Rinia Zero Mbeturina” – VIZIONI

Të shërbej si referim në aplikimin dhe përhapjen e Konceptit Zero Mbeturina në Botë.

“Zero Waste Youth – Rinia Zero Mbeturina” – OBJEKTIVAT

  • Përhapjen e Konceptit Zero Mbeturina
  • Stimulimin e konsumit të përgjegjshëm
  • Rritjen e ndërgjegjësimit mbi përgjegjësinë vetjake për menaxhimin e mbetjeve
  • Sigurimin e mjeteve për të rinjtë për tu bërë agjentë të ndryshimit për qëndrueshmërinë
  • Nxitje për jo-prodhim, reduktim, ripërdorim dhe riciklim të mbetjeve

Unë jam pjesë e Komunitetit Zero Mbeturina


Ç
fare?
Dëshiron të bëhesh pjesë e lëvizjes? Atëhere duhet të jesh një Person Zero Mbeturina. Secili nga ne duhet të kuptoj përgjegjësinë vetjake për të dhënë zgjidhje dhe për të vepruar. Bëj pjesën tënde!

Si?
Destinacion i duhur i mbeturinave
Kompostim
Dëshira për të mësuar

Nivelet:
Niveli I: Shtëpia jote
Niveli II: Pallati/Lagjja
Niveli III: Universiteti/Kompania

Mos harroni:
Ju si pjesë e lëvizjes Rinia Zero Mbeturina, duhet të jeni pikë referimi, filloni me shtëpinë tuaj, hapi II, përfshini miqtë dhe komshinjtë tuaj, pas kësaj mund të synoni objektiva më të mëdhenj si kompania apo universiteti juaj.

Është koha të veprojmë.

Ervin Shehaj

Team Leader

Zero Waste Youth Albania

Na ndiqni në mediat tona sociale si edhe nëpërmjet aplikacionit Shqip.Mobi

Web: www.greenline.al
Facebook: www.facebook.com/ZeroWasteYouthAlbania
Facebook: www.facebook.com/ZeroWasteAlbania
Facebook: www.facebook.com/TaPastrojmeShqiperine
Instagram: www.instagram.com/TaPastrojmeShqiperine
Twitter: www.twitter.com/LetsDoItAlbania
YouTube: www.youtube.com/LetsDoItAlbania