aksion shkoder

Organizata EKO Mendje në Shkodër prej vitesh angazhohet me nisma shumë kreative në mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e Eko Turizmit.
Në datë 3 Prill, EKO Mendje do të organizojë një Aksion Pastrimi Sensibilizues në Hapsirat e Gjelbra të qytetit.

Stafi i lëvizjes “Ta Pastrojmë Shqipërinë” ju përgëzon për punën e madhe që bëni për mbrojtjen e mjedisit. Urojmë që ju të shërbeni si shembull për të gjithë rininë e sotme.

Ta Pastrojmë Shkodrën së bashku me EKO Mendjen :-)

Lexoni më poshtë thirrjen e tyre për aksion dhe ju ftojmë ti bashkoheni.

Ne e duam Shkodrën dhe do kujdesemi për të! Pranvera sapo ka ardhur dhe Natyra po çel, por ne jo gjithmonë kemi qënë të kujdesshëm! Hapsirat e gjelbërta janë të ndotura dhe ne duhet të bëjmë diçka për t’u kujdesur për vendin tonë. Duhet të dalim dhe të bajmë një pastrim sensibilizues për të lejuar që gjelbërimi të marrë frymë dhe prej tij edhe ne.
Shkodra e ndotur është vetëm faji jonë që me pakujdesi dhe mungesë sensibilizimi hedhim gjithandej mbetje që Natyra nuk i absurvon dhe i tret me shumë vështirësi (një shishe plastike tretet në Natyre për 240 vite)!

shkoder

Pse mos ti rikthehemi traditës së të mbajturit pastër e plot lulebora të qytetit tonë?!

Më date 3 Prill në orën 10:00 të mblidhemi të gjithë përballë Kinema Millenium dhe të nisemi në pikat e ndryshme të Shkodrës, afër pemëve, shatërvanëve dhe lulishteve. Hajdeni me dashurinë për Shkodrën dhe për Natyrën. Dorezat dhe qeset do i gjejmë ne.

Ta kthejme në traditë, që çdo muaj të dalim dhe të pastrojmë qytetin tonë.

Ftojmë nxënës, studentë, intitucione, organizata dhe qytetarët ti bashkohen nismës qytetare për mjedisin ku jetojmë.

EKO Mendje

Për më tepër informacion dhe për tu bërë pjesë, klikoni eventin e aksionit në linkun: https://www.facebook.com/events/1531485530481557/