29recycleside-master1050

Operacionet më të avancuara të riciklimit në botë heqin rreth 75 % ose më shumë të mbetjeve të komunitetit nga deponitë (landfills). Në përpjektjet e tyre për të arritur në riciklim 100 % apo në të ashtuquajturën “Zero Waste” (Zero Mbeturina), janë tre produkte që sjellin probleme dhe vështirësi:

Pelenat:

Shqetësimi është i dyfishtë: Pelenat përbëhen nga materiale kompozite, duke përfshirë këtu plastikën (më shumë se një lloj), dhe gjithashtu mbetje organike.

Gary Liss, një konsulent I riciklimin në Kaliforninë e Veriut – thotë se është në dijeni të një modeli për pelena të riciklueshme, që aktualisht janë në provë në Santa Clarita, Calif, ky lloj përfshin mbledhjen e tyre, ndarjen dhe pastrimin e pjesëve. Por, është një metodë e shtrenjtë dhe ekonomitë zënë një vend të madh në ekuacionin e riciklimit.

Një mënyrë për të paguar një gjë të tillë është që kompanitë e prodhimit të pelenave, të përfshijnë në çmimin e shitjes së tyre edhe koston e mbledhjes dhe ndarjes së pelenave të përdorur. Por, kjo gjë nuk duket se do të ndodhë, së paku jo tani shpejt.

  1. Liss tha se problem i pelenave mund të rëndohet më shpejt se sa të zgjidhet. Arsyeja: bebet e rritura (personat e moshës së tretë). “ Do kemi një sasi në rritje të materialeve duke qenë se pelenat po përdoren edhe nga të rriturit” , tha ai. “Të gjithë jemi në atë rrugë”.

Qeset Plastike

Janë të lira dhe të lehta. Por, këto qese janë një makth për industritë e riciklimit, sepse janë aq të lehta dhe të tejdukshme saqë ngrihen, ngatërrohen dhe mblidhen si çimkçakiz në makineri multi-miliona dollarëshe.

Janë aq problem në Recology, një operim I avancuar riciklimi në San Françisko, saqë duhen fikur makineritë dy herë në ditë, në mënyrë që punëtorët të presin me thika, qeset e plastikës nga disqet rrotulluese që ndihmojnë në ndarjen e letrës nga kanoçet dhe shishet.

Në 2012, San Françisko i ndaloi qeset plastike në dyqanet e pakicës, por ato (qeset) përsëri shfaqen nëpër industritë e riciklimit dhe detyrojnë punëtorët të bëjnë pastrime të rregullta – “si të pastrosh mushkëritë” – thotë Robert Reed, zëdhënësi për shtyp i Recology.

Një numër në rritje qytetesh po kërkon që shitësit me pakicë, të vendosin çmime mbi materialet që blihen nga konsumatorët, nëse këta të fundit duan qese. Patty Moore, President I “Moore Recycling Associates” në Sonoma, Calif – I cili bën konsulencë dhe kërkim për riciklimin, thotë se janë rreth 18,000 vende të posaçme për hedhjen e qeseve plastike në USA, shumë prej të cilave në dyqanet e ushqimeve.

Që aty, qeset – dhe materialet e tjera plastike – dërgohen të ricikluesit. Materiali përdoret për ribërjen e qeseve të reja ose përdoret për shtresat e produkteve të tjera plastike.

Kutitë e Lëngjeve

Janë një shembull perfekt I kompozimit, një kategori e ndërlikuar për ricikluesit që përfshin një shkallë të gjerë artikujsh, si paketimi I mobiljeve apo paketimet e konsumatorit që përfshijnë në përbërje disa materiale njëkohësisht, si plastika, metali dhe fibrat e letrës.

Një kuti lëngjesh përmban: 74 % letër, 22 % polietilen dhe 4 & alumin.

Këto shtresa ndihmojnë që të ruhen lëngjet, por gjithashtu I bën që këto kuti të jenë shumë të vështira për tu ndarë. “Është si të ndash të verdhën e vezës nga veza, duhet kujdes dhe është më e lehtë ta bësh pasi e ke thyer të gjithë vezën”- Thotë Z. Liss.

Një zgjidhje e mundshme është të krijohen paketime që lejojnë që materialet të ndahen më lehtë. Industria po përpiqet që të gjejë një zgjidhje duke e ditur problemin.

Burimi: http://www.nytimes.com/

Përshtati: Green Line Albania