Çfarë ndryshimi bën një gjethe! Në fakt, jo një gjethe. Ne kemi 3.1 trilion pemë në planetin tonë – që bëjnë 422 pemë për person. Nëse numërojmë të gjitha gjethet në të gjitha ato pemë dhe shikojmë me vëmendje se çfarë impakti pozitiv kanë këto gjethe në ajrin që na rrethon – efekti – është mahnitës. Shikoni videon e NASA.

Ajo ndjek rrjedhën e dioksidit të karbonit në të gjithë planetin mbi 12 muaj, duke filluar në janar. Pjesa më e madhe e veprimit zhvillohet në hemisferën veriore, sepse këtu është pjesa më e madhe e tokës, dhe normalisht këtu ndodhet pjesa më e madhe e pemëve. Pyjet më të mëdha janë në Kanada, Siberi, dhe Skandinavi.

Një gjë për pemët…

Pema 1

Ne e dimë se ato thithin ajrin. Gjethet e tyre gëlltisin dioksidin e karbonit, dhe më pas, me ndihmën e diellit, karboni qëndron në pemë dhe çlirohet oksigjeni.

Kur vjen dimri, gjethet bien, pemët zhvishen. Pa gjethe, pemët rrinë pa aktivitet. Çdo shtesë dioksid karboni ka gjasa të shpërndahet në atmosferë deri në Qershor.

Ndryshimi që shkakton Qershori

Është muaji ku triliona e triliona gjethe çelin, rriten dhe fillojnë të marrin frymë, dhe ajo çfarë do të shikoni në këtë video është frymëmarrja e tyre kolektive e cila pastron qiellin. Kjo video fillon në Janar por vazhdoni ta shikoni deri në Qershor (pastaj Korrik, Gusht). Duket sikur pyjet veriore kthehen në fshesa me korent gjigande, duke pastruar ajrin dhe duke thithur dioksidin e karbonit deri në Nëntor.

Kur gjethet bien, situata ndryshon…dhe duket pak e frikshme. Hidhini një sy:

Konsideroni shkallën e këtij kërcimi global. Fillon, siç thamë me 3.1 trilion pemë. Ky është censusi I fundit I publikuar para disa muajsh nga Gazeta Shkencore “Natyra” . Nëse ky studim është I saktë, atëherë ka më shumë pemë në tokë sesa yje në rrugën e Qumështit.

Tani, imagjinoni se sa gjethe mund të jenë në ato pemë. Është një numër shumë I madh. Universiteti I Uashingtonit, është munduar që të arrijë një numër të përafërt të gjtheve, por është aq variabël sa ata mund të na jepnin vetëm shkallën nga: 200,000 deri në një million gjethe për pemë.

Tjetra, hidhini një sy nga afër një gjetheje me një lupë zmadhuese. Do të shikoni disa tuba frymëmarrje që quhen “stomata”. Nga greqishtja përkthehet “gojë”, sepse si një gojë ato happen dhe lejojnë kalimin e ajrit.

Ne na ngjajnë më shumë si mushkëri, shpesh me hapje të ngjeshura. Aty hyn CO2 dhe del O2.

Pema 2

… Ka kaq shumë nga këto gojë!

Prandaj Konsideroni si vijon:

Nëse për çdo gjethe, për çdo pemë, për çdo gojë, bëjmë matjet dhe shumëzimet e duhura, atëherë kemi një system planetar që merr frymë – I cili heq nga ajri sasira të mëdha dioksidi karboni duke çliruar sasi edhe më të mëdha oksigjeni, sidomos në muajt e ngrohtë.

Këtë gjë na tregon edhe voideo e NASA-s: Mund të shohim makinën jeshile që ndizet dhe pas disa muajsh fiket përsëri. Kur është e ndezur, kur gjethet janë në lulëzim, atëherë ato gjurmët e ndotjes së ajrit në ngjyrë portokalli në të kuqe zhduken nga qielli duke e pastruar atë. Makineria punon. Dhe ky proçes ndodh çdo vit. Ashtu siç më lart përmendur: Toka ka mushkëri.

Ndihmë!

Por, me gjithë këtë fuqi të muhskërive, CO2 dhe koncentrimi I tij në ajër po rritet në atmosferën tonë. Jemi duke shkaktuar aq shumë CO2 në atmosferë sa që pemët nuk munden më.

Para 12 mijë vjetësh, – sipas studimeve thuhet se Toka ka patur dyfishin e pemëve që ka sot. Siç duket ne kemi nevojë për ndihmën e tyre. Na duhet të kemi më shumë pemë.

Duhet me të vërtetë!

Ndërkohë, pemët nuk janë të vetmet që heqin CO2 nga planeti. Edhe oqeanet e thithin CO2. Kafshët e hanë, ngordhin dhe mbyten në fund të detit.

Pema 3

Po, pemët nuk janë të vetmet, por nuk do të ishte keq që të kishim më shumë prej tyre.

Burimi: http://phenomena.nationalgeographic.com/

Përshtati: Green Line Albania