2013-11-08 16.22.06

Vlore 08.11.13

Udhetimi mbreslenes i nje kohe te bukur shoqeroi vullnetaret pergjate rivieres shqiptare. Nje pamje mahnitese, nje atmosfere e kendshme e krijuar nga te gjithe pjesmarresit e Green Bus Tour. Foto artistike me pamje nga deti Jon por dhe ato qe I irritonin dhe I nervozonin,foto me mbeturina pergjate rruges deri ne Vlore. Me mberritjen u akomoduam ne hotel Boglonia Vlore.  Nje pritje pak ”alla vlonjate”. Nje darke me baze peshku dhe nje muzike ne sfond per te shtuar gjallerine e lodhjes se dites qe kaluam e ben me te kendshme mbremjen.

Mengjesi fillon me nje mbledhje te shpejte pasi na priste nenkryetari I Bashkise Vlore z Ardian Musta. Nje pritje shume e ngrohte dhe bashkepunuese. Media te ndryshme locale ishin prezente pergjate gjithe takimit tone. U nenshkrua memorandumi I bashkepunimit per daten 22 Nentor midis vullnetareve dhe Bashkise Vlore.

Me pas vullnetaret shperndahen ne 8 shkolla te qytetit dhe universiteti te organizuar ne grupime per te paraqitur nismen Ta Pastrojme Shqiperine ne 22 Nentor. Nje grup vendos stenden ne Sheshin Pavarsia Vlore per te paraqitur face to face aplikacionin TrashOut dhe ndergjegjsimin e qytetareve per pjesmarrje vullnetare ne 22 Nentor.

Nje shetitje  ne qytetin e mrekullueshem te Vlores  dhe dreka ne hotel Pavarsia.  Te gjithe jemi ambjentuar me njeri tjetrin dhe te gjithe shprehin emocionet e tyre.

Nisemi per ne Tirane rreth ores 15 00 per te perfunduar kete jave impresionuese dhe mjaft domethense per secilin nga ne.

Faleminderit sponsorit Vodafone qe perkrah nismen tone Ta Pastrojme Shqiperine ne Nje Dite.

Eltana Nura