16.11.2013

Balkanweb publikon mesazhin qe kryeministri i vendit sapo ka postuar ne faqen e tij te Facebook:

TIRANE-Kryeministri Edi Rama një ditë pas vendimit të refuzimit të operacionit për shkatërrimin e lëndëve kimike të Sirisë, i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në nismën për të “Pastruar Shqipërinë” më 22 nëntor, në mënyrë që fryma e këtyre ditëve të kthehet në veprim konkret.

Kryeministri Rama thirrjen e ka bërë në rrjetin “Facebook” ku shkruan se: “Që fryma e këtyre ditëve të kthehet në veprim konkret, të Premten 22 Nëntor unë do bashkohem me 100 mijë vullnetarët e “Ta Pastrojmë Shqipërinë që festat e Nëntorit ta gjejnë vendin me të pastër! Shpërndaje lajmin, organizo miqtë, pastro Shqipërinë!

 

GreenLine Albania falenderon Z. Rama per mbeshtetjen qe po i ben aksionit tone.