Pellumba 1

Megjithëse, vetëm për tre ditë.

Një tufe të vogël pëllumbash iu është vendosur një çantë e vogël shpine për të monitoruar ndotjen e ajrit në Londër. Ky projekt u realizua nga “Plume Labs”, një kompani e fokusuar në problemet e mjedisit dhe agjensia e marketingut “ DigitasLBi”.

Këto çanta shpine janë përshtatur për zogjtë duke përdorur rrobë pëlhure dhe sensorët e instaluar në brendësi të tyre bëjnë të mundur matjen e niveleve të dioksidit të azotit dhe ozonit. Vetëm 10 zogj hidhen në fluturim njëherazi, prandaj sasia e të dhënave të mbledhura momentalisht është e ulët. Megjithatë, mbetet një mënyrë kreative, e cila analizon ajrin që thithet nga miliona çdo ditë në këtë kryeqytet.

Pellumba 2

Nëse jeni të interesuar për të gjurmuar progresin e zogjve, në faqen e projektit (http://www.pigeonairpatrol.com/), momentalisht është instaluar një harë e cila shfaq në kohë reale lëvizjet e zogjve. Në mënyrë alternative, mund të vizitoni llogarinë @pigeonair në Twitter, për një përmbledhje të shpejtë. Projekti, zgjat 3 ditë, i dizenjuar për të tërhequr testuesit e rinj (http://www.crowdfunder.co.uk/crowdsource-air-pollution-in-london) për monitorimin e ajrit, ndërtuar nga “Plume Labs”

Si e tillë, “Pigeon Air Patrol” ngjan më shumë si fushatë marketingu se sa një evolucion i menaxhimit të ndotjes së ajrit. Është shumë e saktë të themi dhe të dimë se në ajër kemi disa zogj me çanta shpine – dhe ndoshta, egziston një qëllim për ta zgjeruar dhe për ta përmirësuar idenë, nëse ky test eksperimental fluturimi përfundon këtu.

Burimi: http://www.engadget.com

Përshtati: Green Line Albania