Tirane me 11.11.2013. Ora 20.00

Ora News transmeton per here te pare spotin televiziv te “Ta Pastrojme Shqiperine ne Nje Dite 2013″. Spoti televiziv eshte xhiruar ne Kodrat e Liqenit te Farkes dhe percjell mesazhin qe te gjithe se bashku pavaresisht se cfare profesioni kemi dhe sa te zene jemi ne ditet tona mund te mblidhemi ne 22 Nentor dhe vullnetarisht te pastrojme vendin tone nga mbeturinat. Ne kete spot kane marre pjese mbeshtetes te aksionit nga fusha e  Televizionit, Artit dhe Sportit si dhe nga dhjetra vullnetare te levizjes ‘Ta Pastrojme Shqiperine ne Nje Dite”. Spoti eshte nje prodhim vullnetar dhe jo vetem mesazhi qe ai percjell por dhe fakti qe te gjithe pjesetaret ne spot jane vullnetare percjellin mesazhin e qarte te dates 22 Nentor 2013. Te gjithe se bashku mundemi “Ta pastrojme Shqiperine ne nje Dite”.