Mendoni se Qeni Juaj është Më i Zgjuari, Më i Bukuri dhe me Veshjen më Trendy në qytet?! 

TV pat fair

Atëhere mos humbisni kohë, plotësoni formularin tani për të marrë pjesë në konkurset që do të zhvillohen gjatë “Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” në datë 22 Prill nga ora 10:00-19:00 tek Kopshti Zoologjik, Tiranë.

Një Juri e Pavarur e cila do të jetë e njëjta për të tre konkurset, do të bëjë vlerësimin dhe shpalljen e çmimeve fituese për secilin Konkurs.

Fitues i konkursit “Qeni më i Zgjuar” do të përzgjidhet ai qenush i cili tregon zgjuarsi, besnikëri dhe ju bindet komandave. Çmimi i I-rë – 300 Euro, Çmimi i II-të – 100 Euro, Çmimi i III-të – 50 Euro.

qeni

 

Fitues i konkursit “Qeni më i Bukur” do të përzgjidhet ai qenush që ka gradë Pedigree më të lartë. Çmimi i I-rë – 200 Euro, Çmimi i II-të – 50 Euro, Çmimi i III-të – 30 Euro.

qeni

 

Fitues i konkursit “Veshja më Trendy” do të përzgjidhet veshja e stiluar nga vet ju për qenushin tuaj. Çmimi i I-rë – 100 Euro, Çmimi i II-të – 50 Euro, Çmimi i III-të – 20 Euro.

qeni

Çmimet fituese të tre konkurseve sponsorizohen nga “Pet Paradise Albania“!

Shënim: Regjistrimi për pjesëmarrjen në konkurse është falas!

#PetFairAlbania #QeniMeIZgjuar #QeniMeIBukur #VeshjaMeTrendy#GreenLineAlbania #APRTirana #BashkiaTirane #ZooParkTirana#PetParadiseAlbania #ConnextAlbania

Linku i regjistrimit: https://goo.gl/forms/UHqG4OBxOyU40jt13