Sipas CIF (Climate Investment Funds) Maroku ka aktivizuar impiantin diellor më të madh në botë i cili është i vendosur në shkretëtirën e Saharasë, afër qytetit të Ouarzazate. Ky impiant ka mundësi që të jetë burim energjie për më shumë se sa një milion shtëpi deri në vitin 2018 duke reduktuar kështu edhe emisionin e karbonit në ajër me 760,000 ton në vit. Impanti i cili është quajtur kompleksi i energjisë Noor-Ouarzazate përdor fuqi diellore (CSP) të përqendruar e cila lejon që energjia të ruhet dhe të përdoret gjatë natës dhe ditëve me mot të vrenjtuar. Kur drita e diellit bie mbi pasqyra, lëngu nxehet; dhe kur përzihet me ujë, arrin temperaturën e 400 gradë celcius. Gjatë procesit, prodhohet avull, dhe ky avull vë në punë turbinën e cila prodhon energji elektrike.

MArok 2

Në mënyrë që të prodhohet fuqi energji elektrike gjatë natës apo gjatë ditëve me mot të vrenjtur, një cilindër me kripë shkrin nga nxehtësia e pasqyrave gjatë ditës dhe qëndron i ngrohtë për të prodhuar rreth 3 orë energji elektrike natën. Projekti është financuar nga Banka Botërore, CTF, Banka për Zhvillim e Afrikës (AfDB) si dhe institucione financuese Europiane.

MArok 3

Drejtoresha e Bankës Botërore për Maghreb, Znj. Marie Francoise Marie – Nelly thotë:

“Me këtë hap të madh drejt të ardhmes me energji të pastër, Maroku është nismëtari i një mjedisi më të gjelbër dhe zhvillues i nismave për teknologjinë solare.”

“Të ardhurat nga ky investim do të jenë shumë sinjifikative për vendin dhe popullin e tij, duke rritur sigurimin e energjisë, duke krijuar një mjedis më të pastër dhe duke inkurajuar industry të reja dhe krijim të vendeve të punës. “

 Marok 1

Burimi: http://answersafrica.com/

Përshtati: Green Line Albania