Mendo NaturAL - Vers.4

MENDO NaturAL

Konkurs Arti “Mendo NaturAL – Humor serioz për natyrën në Shqipëri”

“Mendo NaturAL” është një konkurs arti, i cili organizohet në datat 1- 25 Maj dhe fton të rinjtë të shprehin mendimet e tyre rreth mardhënjes njeri – natyrë. Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar duhet të jenë 14 – 19 vjeç dhe të sjellin vizatimet satirike/humoristike në format A3 (mundësisht në teknikat: bojë, akuarel, laps dhe me qymyr). Punimet duhet të shprehin mbrojtjen e natyrës sipas pesë tematikave të përcaktuara nga Festivali i Filmit Mjedisor në Shqipëri (EFFA). Vizatimet e përzgjedhura do të ekspozohen në mjediset e Qendrës Rinore – Tiranë, në datat 30 maj – 3 qeshor, hyrja e lirë për publikun i cili do të vlerësojë punimet dhe fituesit do të shpallen gjatë ceremonisë përmbyllëse të EFFAs.  Konkursi organizohet nga projekti NaturAL në bashkëpunim me shoqatën “Green Line Albania”, duke synuar rritjet e ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Për më shumë informacion rreth konkursit vizitoni: www.natura.al 

*** Info mbi Konkursin ***

Konkurs ARTI – Mendo Think NaturAL Art

Mbahet në datat 1-25 Maj 2016

Si mund të marr pjesë?

Na tregoni se si i shikoni Zonat e Mbrojtura dhe Ruajtjen e Biodiversitetit- Ka ardhur koha për tu marrë seriozisht me “humorin” në lidhje me natyrën në Shqipëri! Nëse jeni 14 – 19 vjeç, na dërgoni vizatimet tuaja satirike dhe humoristike në format A3 (teknikat: akuarel, laps, stilolaps, qymyr) që kanë lidhje me biodiversitetin sipas pesë temave të përcaktuara nga EFFA. Sigurohuni që vizatimet tuaja të na i dërgoni të kornizuara – korniza duhet të jetë përgatitur nga ju me material të riciklueshëm (psh. Rripa plastike, shishe etj). Konkursi mbyllet në datë 25 Maj. Sigurohuni që të lexoni Termat dhe Kushtet.

Temat e EFFA: (1) biodiversiteti; (2) agrikultura dhe mjedisi; (3) femrat dhe mjedisi; (4) shëndeti dhe mjedisi (5) ndryshimi klimaterik dhe risqet mjedisore.

*** Termat dhe Kushtet ***

TERMAT DHE KUSHTET

Duke marrë pjesë, kandidatët pranojnë të plota kushtet dhe termat e përmendura.
Konkursi organizohet nga Projekti NaturAl në bashkëpunim me Green Line, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë mbi rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Konkursi përfshin paraqitjen e vizatimeve satirike apo humorsitike në format A3.
Teknikat që mund të përdoren: akuarel, stilolaps, laps, qymyr.
Punët duhen kornizuar – korniza duhet të jetë përgatitur nga pjesëmarrësit nga material të riciklueshme (si psh. shirita plastikë, shishe etj).

TEMA: Nevoja për ruajtjen e biodiversitetit e paraqitur në mënyra satirike/humoristike sipas pesë temave të përcaktuara nga EFFA.

Nuk lejohen: Referenca të institucioneve apo individëve politikë, partitë, simbole institucionale etj.

Rregullat e Pjesëmarrësve

  • Konkursi është I hapur për të rinj të moshave nga 14 – 19 vjeç, nga Shqipëria.
  • Vizatimet që do të fokusojnë subjektin mund të pregatiten me bojë, stilolaps, laps ose qymyr. Vizatimet duhe të jenë në letër format A3 (297mm x 420mm).
  • Formatet dixhitale nuk mund të bëhen pjesë ë këtij konkursi.
  • Pjesëmarrësit duhet të paraqesin maksimumi 3 vizatime, secila e lidhur me një nga 5 temat e EFFA.
  • Çdo punë duhet të jetë e kornizuar në një strukturë te lehtë, e përgatitur nga material të riciklueshme.
  • Në pjesën e prame të çdo pune të dorëzuar duhen shkruar: Emri, mbiemri, datëlindja, adresa postare, numri I telefonit dhe adresa e e-mailit (nëse aplikohet).
  • Pjesëmarrësit mund të paraqesin vizatime të tyre të vjetra, për aq kohë sa këto punë nuk janë shpallur fituese në ndonjë konkurs tjetër.

PERIUDHA E PARAQITJES 1-25 Maj 2016

ÇMIMET

  • Çmimi i parë: paisje të përzgjedhura apo mjete arti në vlerën prej 350 Euro
  • Çmimi i dytë: paisje të përzgjedhura apo mjete arti në vlerën prej 200 Euro
  • Çmimi i tretë: paisje të përzgjedhura apo mjete arti në vlerën prej 100 Euro
  • Nëntë çmime speciale: publikimi i vizatimeve

 

PROÇESI I PËRZGJEDHJE

Lista e vizatimeve për tu ekspozuar përzgjidhet nga një komision i përbërë nga:

  • 2 persona përfaqësues të Green Line Albania
  • 2 persona përfaqësues të Projektit NaturAL
  • 1 person nga Delegacioni Europian
  • 1 mbikqyrës

Kriteret e Përzgjedhjes janë: (a) kreativiteti (b) përbërja (c) aftësitë artistike.

Vizatimet e përzgjedhura do të ekspozohen në Qendrën Rinore Tiranë, në datat 30 Maj deri më 3 Qershor 2016.

 Përzgjedhja finale do të bëhet nëpërmjet:

  1. Medias Sociale të Green Line Albania me sistem votimi numrin e “Like” (pëlqej) – 3 më të votuarat.
  2. Votat e vizitorëve të ekspozitës (duke përcaktuar për secilin vizatim një rezultat si vijon (1 jo e mirë – 5 e shkëlqyer) (përzgjidhen 9 më të mirat).

NJOFTIMI I FITUESVE

12 finalistët do të informohen në datë 4 Qershor, dhe vizatimet e tyre do të ekspozohen në datë 5 Qershor në Qendrën Kulturore “Tulla” në Tiranë. Fituesit do të shpallen dhe do të shpërblehen gjatë ceremonisë përmbyllëse të EFFA.

Vizatimet nuk do ju kthehen pjesëmarrësve në konkurs. Pasi jeni regjistruar dhe dërguar punët tuaja, ato i përkasin komisionit organizator. Do të publikohen, shpërndahen ose përdoren për qëllime promocionale në të ardhmen. Vizatimet mund të përdoren për qëllime promocionale si: letra, kartolina, katalogje, gazeta, revista, libra etj.

Pjesëmarrësit konsiderohen që kanë pranuar të gjitha kushtet për të marrë pjesës në konkurs.

Për më shumë informacion ju lutemi të na shkruani në: info@natura.al ose të na vizitoni në www.natura.al