Green Line Albania si organizatore e Lëvizjes Civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mjedisit prezantuan sot, fushatën “Ta Pastrojmë Bregdetin – 22 Maj”, e cila ka për qëllim të mobilizojë qytetarët për aksionin vullnetar të pastrimit të bregdetit dhe të tre liqeneve në vend, Shkodër, Pogradec dhe Kukës.

Drejtuesi i Lëvizjes “Ta Pastrojmë Shqipërinë”, Ervin Shehaj, tha se pas suksesit të tre aksioneve të mëparshme, aksioni synon jo vetëm pastrimin e bregdetit por edhe promovimin e turizmit, edukimin mjedisor dhe kontributin në komunitet, të cilat kanë një impakt direkt në përmirësimin e situatës mjedisore në vend.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, tha se rëndësia e kësaj nisme të re, pas asaj të pastrimit të mjedisit, lidhet jo vetëm me edukimin dhe sensibilizimin e të rinjve për mbrojtjen e bregdetit, por edhe në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.

“Edukimi nëpërmjet aksionit është koncepti i ri që synohet të transmetohet, sidomos tek grup-moshat e reja duke nxitur tek ata frymën e vullnetarizmit si dhe duke bërë lidhjen e teorisë me praktikën në terren”, tha Malaj.

 

“Green Tour 4” është një fushatë sensibilizuese në terren, e cila ka për qëllim rritjen endërgjegjësimit dhe adresimin e problemeve të mjedisit. Një grup prej 20 vullnetarësh do të udhëtojnë për dy javë në qytetet kryesore të Shqipërisë nga data 11 Maj – 21 Maj.

 

“Green Tour” do të shoqërohet me një seri aktivitetesh gjithëpërfshirëse si më poshtë:

  • Takime në shkolla, gjimnaze dhe universitete për të diskutuar me të rinjtë dhe mësuesit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, kontributit në komunitet dhe vullnetarizmit.
  • Organizimi i Tryezave të Rrumbullakëta Rajonale (takime të hapura), me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë (Drejtoritë Rajonale Arsimore, Institucionet dhe Agjencitë Rajonale, Organizata të Shoqërisë Civile, përfaqësues të mediave, komuniteti i biznesit, vullnetarë). Temat kryesore të këtyre konferencave do të kenë fokus aksionin “Ta Pastrojmë Bregdetin”, rolin e shoqërisë civile në komunitet, edukimin mjedisor, kontributin në komunitet, vullnetarizmin, angazhimin e të rinjve, mirëqenien sociale, rolin e pushtetit vendor në mbrojtjen e mjedisit, turizmin e qëndrueshëm, përgjegjësinë sociale, roli i medias në rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e mjedisit.
  • Aktivitete argëtuese dhe informuese në qendrat e qyteteve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe aksionin e pastrimit, anëtarësimin e vullnetarëve të rinj.

 

Aksioni i Pastrimit “Ta Pastrojmë Bregdetin në Një Ditë” – 22 Maj 2015

Aksioni “Ta Pastrojmë Bregdetin” synon të mobilizoje qytetarët, institucionet, bizneset, shkollat në një aksion vullnetar një ditor, për pastrimin e bregdetit nga mbeturinat urbane, duke promovuar rëndësinë që ka mjedisi në shëndetin tonë por edhe në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm. Edukimi nëpërmjet aksionit është koncepti i ri që synohet të transmetohet, sidomos tek grupmoshat e reja (#EducationThroughAction).

 

Kalendari i aktiviteteve 11 – 22 Maj 2015

Data & Vendi Aktivitetet e planifikuara
11 Maj – Tirana
(Sheshi Nënë Tereza)
Fillimi zyrtar i “Green Tour 4” me pjesëmarrjen e mediave
11 Maj– Shkodër 

Takimi : 13:00

·       Takim i hapur ne qender te qyteteve ose komunave.·       Te ftuar gjithe institucionet lokale, student, nxenes, biznese, organizata te ndryshme,      qytetare, kandidatet per zgjedhjet vendore.
12 Maj – VelipojëTakimi : 09:00 ·       Takime në shkolla, gjimnaze dhe universitete·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale
12 Maj– ShëngjinTakimi : 13:00 ·       Takime në shkolla, gjimnaze dhe universitete·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale
13 Maj – Durrës 

Takimi : 12:00

·       Takime në shkolla, gjimnaze dhe universitete·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale

·       Aktivitete argëtuese dhe informuese në qëndrat e qyteteve

14 Maj – GolemTakimi : 10:00 ·       Takime në shkolla, gjimnaze·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale
14 Maj– DivjakTakimi : 13:00 ·       Takime në shkolla, gjimnaze·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale
15 Maj– KukësTakimi 13:00 ·       Takime në shkolla, gjimnaze dhe universitete·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale
18 Maj– VlorëTakimi : 13:00

 

·       Takime në shkolla, gjimnaze dhe universitete·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale

·       Aktivitete argëtuese dhe informuese në qëndrat e qyteteve

19 Maj– OrikumTakimi : 09:00 ·       Takime në shkolla, gjimnaze·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale
19 Maj– HimarëTakimi : 13:00 ·       Takime në shkolla, gjimnaze·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale
20 Maj– SarandëTakimi 11:00 ·       Takime në shkolla, gjimnaze dhe universitete·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale

·       Aktivitete argëtuese dhe informuese në qëndrat e qyteteve

21 Maj – PogradecTakimi : 13:00

 

·       Takime në shkolla, gjimnaze·       Tryeza të Rrumbullakta Rajonale

·       Aktivitete argëtuese dhe informuese në qëndrat e qyteteve

22 Maj – Gjithë Bregdeti ·       Aksioni i Pastrimit “Ta Pastrojmë Bregdetin në Një Ditë