29-02-Kerpudha-Plastik-Ngrenese

Askush nuk e di në të vërtetë sesa kohë i duhet plastikës në mjedis që të shpërbëhet. Mund t’i duhet një kohë që zgjat me qindra madje edhe mijëra vjet. Në cdo rrethanë, është provuar që plastikës së prodhuar nga vetë njerëzit, i duhet jo më pak se 150 vjet të shpërbëhet. Sikur për një moment mendoni të gjitha gjërat që përbëhen nga plastika, edhe ato që zakonisht janë të vendosura mbi taviolinën tonë të punës si shishet e ujit, kapakët e stilolapsave, kasat e telefonave, kapakët e gotave që zakonisht mbajmë kafen kur jemi me nxitim, qeset plastike që I përdorim kur bëjmë pazarin, dhe cdo gjë tjetër—nëse e shumëzojmë të gjithë këtë më një trilion, atëherë në kokën tuaj është krijuar ideja e siperfaqes së madhe që zënë mbeturinat plastike ne tokë.

Tani, thjesht për një moment, perpiqu të imagjinosh, rreth 870 milion njerëz rreth globit që vuajnë nga uria. Ky mendim është mëse I mjaftueshëm, që të na bëjë të dëshirojmë të mos jemi më pronarët e “Botës së Mbeturinave” që ne vetë kemi krijuar.

Lajmi I mirë është që për cdo problem, ekzistojnë mijëra njerëz të zgjuar që përpiqen të gjejnë zgjidhjen përkatëse. Projektuesja australiane, Katharina Unger, ka zbuluar një mënyrë, për të shfrytëzuar fuqinë e kërpudhave të rralla, te cilat mund të shëndërrojnë plastikën në bimomasë të ngrëmshme.

E gjithë historia filloi në 2012, vit në të cilin, studiuesit e Yale-sit zbuluan kërpudhen e rrallë në Amazonë (Pestalotiopsis microspora), që arrinte të shpërbënte poliuretanin, përbërësin kryesor të plastikës moderne. Ky zbulim mundësoi që mjaft shkencëtarë të kërkonin mënyren sesi kjo kërpudhë mund të përdorej kundër problemit të plehërave plastike në botë. Unger, që njihej për krijimin e një pajisje kuzhine e cila mundësonte inkubimin (ngrohjen) e vezëve të mizave pra shndërrimin e tyre në larva, me qëllim konsumimin njerëzor, shfrytëzoi pikërisht këtë ide në mënyrë që me ndihmën e kërpudhës të shndërrontë plehërat plastike ne një material të ngrënshëm. Së bashku me, Julia Kaisinger dhe unviersitetin Utrecht, krijoi Fungi Mutarium, një pajisje e cila shndërron kërpudhat në një product të ngrënshëm.

Fungi Mutarium, është I përbërë nga vrima të vogla të ngjashme me formën e vezës, kjo e fundit e përbërë nga një substancë xhelatinoze e përftuar nga algat e kuqe. E gjithë kjo shërben si bazë për kultivimin e kërpudhave. Projektuesit I quajnë këto forma “FUs”. Pasi I mbushin këto forma me mbeturina palstike, shtohen kërpudhat (fungi), dhe kërpudhat ushqehen me niseshten dhe sheqerin që përmban FU-ja. Pas disa muajsh, e gjithë plastika zhduket, dhe ajo që mbetet është një substancë e fryrë, e ngrënshme.

Rezultati përfundimtar ngjan më një kek orizi në formë veze, I cili mund të përdoret si kupë për të mbajtur ushqime te tjera (alga deti dhe hajvar, fruta dhe kos). Kjo ide është akoma në fazën e krijimit—dhe “kupat” nuk do të arrini ti blini së shpejti në supermarket, por mund të themi pa u menduar dy herë që është një zgjidhje premtuese për problemin që shumë nga ne kontribojnë pa dashur cdo ditë, një tjetër mënyrë që kërpudhat të na ndihmojnë të pastrojmë këtë rrëmujë që ne e krijojmë vetë me objektet që përdorim në përditshmërinë tonë.

Burimi: Modern Farmer

Përshtati: Green Line Albania