Ikea 1

Gjigandi Suedez i shitjeve me pakicë po shikon mundësinë e paketive me bazë kërpudhash, që janë të biodegradueshme për të zëvëndësuar paketimet plastike, të cilat janë të ndërlikuara për tu ricikluar.

Ikea po planifikon të përdorë paketim të ndërtuar nga kërpudhat si një zëvëndësim më miqësor për mjedisin, krahasuar me paketimet prej plastike.

Po kërkojmë alternativa inovative për materialet, siç është zëvëndësimi i paketimit plastik me “mycelium (micel) – paketim kërpudhash” – ka deklaruar Joanna Yarow, kreu për qëndrueshmërinë e IKEA-s në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mycelium” (micel) është ajo pjesa e kërpudhës që rritet në masë në fibrat e degëzuara, ngjitur me tokën apo ambjentin se ku po rriten – në fakt, është pikërisht rrënja e kërpudhës.

Firmat amerikane Ecco kanë zhvilluar një produkt të quajtur Paketimi Kërpudhë, duke lënë që mycelina (miceli) të rritet rreth mbetjeve të pastra agrikulturore, siç është misri apo byku.

Ikea 2

Në harkun kohor të disa ditëve fibrat e kërpudhave lidhin me njëra tjetrën mbetjet, duke formuar forma të qëndrueshme, që më pas thahen për të ndaluar rritjen e tyre më shumë.

Znj. Yarrow tha për  Telegraph se Ikea po shikon prezantimin e këtij lloj paketimi sepse “shumë produkte vijnë në plastikë, tradicionalisht – por i cili është shumë i vështirë për tu ricikluar ose nuk riciklohet fare” 

Ikea 3

Ndërkohë që plastika kërkon mijëra vjet që të dekompozohet, paketimi për të cilin po flasim mund të shpërbëhet thjesht duke e hedhur në kopësht ku do të biodegradohet në mënyrë natyrale brenda pak javëve.

Si përgatitet Paketimi Kërpudhë

  1. Mbetje agrikulturore siç janë lëvoret e pastra që mbështjellin misrin.
  2. Shtohet Mycelium (micel) dhe përzihet, duke e lënë për disa ditë.
  3. Mycelium (micel) rrit fibra ndërkohë që ka tretur mbetjet agrikulturore.
  4. Përbërja thuyhet në disa pjesë.
  5. Pjesët vendosen në një tokë të pasur për disa dite. Mycelium (micel) rritet dhe formon forma të ngurta dhe të qëndrueshme.
  6. Këto forma hiqen dhe thahen, duke ndaluar kështu rritjen e mëtejshme të kërpudhave.

Burimi: http://www.telegraph.co.uk/

Përgatiti: Green Line Albania