IMG_1661Sarandë/ Sot para Muzeut të Traditës Sarandë, u zhvillua takimi i hapur në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Bregdetin në 22 Maj”. Kjo është fushatë zhvilluar edhe vitin e kaluar ku vullnetarët pastruan të gjithë vijën bregdetare, ndërsa këtë vit ka nisur më 11 maj në të gjitha qytetet dhe komunat bregdetare për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin qytetar dhe institucional, për rëndësinë që ka mjedisi në shëndet por dhe në zhvillimin e një turizmi dhe ekonomie të qëndrushme. Të pranishëm në këtë aktivitet ishte nën Kryetari e Bashkisë Sarandë Z. Jorgo Mitro, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Sarandë Z. Astrit Llanaj, Kandidatët për Bashkinë e Sarandës, Znj. Florjana Koka nga Partia Socialiste dhe Z. Kreshnik Bozho nga Partia Demokratike, përfaqësues nga shoqëria civile, qytetarët e Sarandës dhe kordinatori e lëvizjes “Ta Pastrojmë Shqipërinë” për Sarandën, aktivisti Bledi Budo. Saranda dha një mesazh qytetar duke mbledhur bashkë edhe politikën e cila përballë vullnetarizmit dhe mjedisit të përbashkët është “dorëzuar” dhe ka lënë mënjanë garën elektorale për një moment. Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, drejtuesi i lëvizjes “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, Ervin Shehaj shpjegoi rëndësinë e pastërtisë së mjedisit dhe radhiti sukseset e Lëvizjes së tij vullnetare, e cila është më e madhja në Shqipëri për nga angazhimi dhe rezultati. Shehaj theksoi se qëllimi i Lëvizjes është një Shqipëri e pastër për fëmijët tanë, një mjedis i pastër për turistët, për një jetë më të shëndetshme dhe Shqipëri europiane. Ai tha se pas disa aksioneve të njëpasnjëshme ku qindra mijëra shqiptarë janë bashkuar në aksionet e Lëvizjes, ka bindjen se edhe 22 maji do të jetë një moment i madh solidarizimi dhe ndërgjegjësimi ndaj mjedisit. Shehaj falenderoi të pranishmit për gatishmërinë dhe mbështetjen e pakursyer. “Mjedisi na bashkon të gjithëve. Falenderojmë Nën Kryetarin e Bashkisë Sarandë Z. Jorgo Mitro, Drejtorin e Drejtorisë Arsimore Sarandë Z. Astrit Llanaj, Kandidatët për Bashkinë e Sarandës, Znj. Florjana Koka nga Partia Socialiste dhe Z. Kreshnik Bozho nga Partia Demokratike, përfaqësues nga shoqëria civile, qytetarët e Sarandës dhe kordinatorin e lëvizjes “Ta Pastrojmë Shqipërinë” për Sarandën, aktivistin Bledi Budo dhe mediat.”, tha Shehaj. Nga ana tjetër, të gjithë pranishmit premtuan angazhim maksimal që në 22 Maj. “Ta Pastrojnë Sarandën në Një Ditë dhe ta mbajnë pastër çdo ditë, është motoja e aksionit. Të gjithë sëbashku, mundemi, është besimi!