2

Në vetëm 30 vitet e fundit, sasia e plastikës që u prodhua dhe u përdor është rritur në mënyrë shumë të ndjeshme. Në një shkallë globale, prodhimi i plastikës është rritur me më shumë se 620 % e barazvlefshme me më shumë se sa 300 milion ton material plastik që qarkullon çdo vit. Plastika është bërë kaq e kudogjendur sa ne si konsumatorë rrallë ndalojmë së menduari për sasinë e plastikës që na kalon para syve çdo ditë – që nga shishet, çantat, enët e kuzhinës, paketimet, dhe një mori e pafund burimesh të tjera. Nuk e mohojmë që plastika e bën çdo aspect të jetës më të volitshëm, sepse kur mbarojmë së përdoruri një objekt plastik, mjafton ta hedhim. Por, këtu qëndron problemi, mbështetja e madhe që kemi për plastikën.

300 milion ton plastikë prodhohen çdo vit, por 85 % e plastikës botërore nuk është e riciklueshme. Kjo do të thotë se 85 % e plastikës botërore përfundon në vendgrumbullime mbetjesh – fatkeqësisht, dhe ky nuk është gjithmonë vendi ku përfundon plastika. Në fakt, shumica e plastikës përfundon në oqean.

Një studim i fundit ka arritur në përfundimin se më shumë se sa 80 % e mbetjeve që përfundojnë në oqean, vijnë nga burimet e vendgrumbullimeve dhe afërsisht 90 % e tyre janë plastikë. Ky total shkon në 8.8 milion ton plastikë që rrugëtojnë nga toka në oqeane dhe dete çdo vit. Duke qenë se plastika nuk zhduket asnjëherë, por degradohet në copa më të vogla përgjatë kursit të qindra viteve, ne kemi krijuar një rrezik shumë të madh për kafshët e botës nënujore.

Aktualisht, rreth 700 specie ujore po përballen me zhdukjen, ndotjen dhe mbytjen. Një studim ndërkombëtar i Universitetit të “Queenslan” ka zbuluar se 50 % e breshkave të detit kanë plastikë në brendësi të stomakut. Përkatësisht, një studim i kohëve të fundit ka nxjerrë që deri në vitin 2050, 99 % e specieve zogj detar do të kenë gëlltitur mbetje plastike. Bazuar në një studim të Forumit Ekonomik Botëror, deri në vitin 2025 do të kemi 1 ton plastikë për çdo 3 ton peshk, dhe nëse gjërat trajtohen si biznes siç ndodh gjithmonë, deri në vitin 2050 në oqeane do të ketë më shumë plastikë se sa peshq.

“One Green Planet” (Një Planet të Gjelbër) beson se mbështetja që kemi në plastikë po çon në shkatërrimin e oqeaneve dhe deteve, duke rrezikuar gjallesat nenujore dhe ato tokësore dhe duke dëmtuar shëndetin njerëzor. Ndërkohë që ne e çmojmë plastikën për lehtësirat që na sjell, ka kaluar shumë kohë dhe duhet të zgjohemi që të shikojmë impaktin negativ që sjell ky luks i përkohshëm.

Grafikat tregojnë se si kafshët nënujore po paguajnë kosto të larta nga komoditeti që sjell plastika në jetët tona çdo ditë.

1

3

4

5

6

7

8

9

10

Çfarë mund të bëni?

Ndërkohë që po bëhen përpjekje për të hequr copat e plastikës nga oqeanet, përmirësoni sistemin e riciklimit, dhe ngrini barriera për të ndaluar plastikën që të përfundojë në ujë, ne të gjithë mund të ndërmarrim nisma që të ndalojmë mbetjet plastike që në burim (prodhim).

“Plastika është e kudogjendur në shoqërinë moderne dhe duket e paevitueshme. Por, a ja vlen të rrezikohen jetët e specieve ujore, shëndeti i oqeaneve dhe deteve, a ja vlen të rrezikohet jeta jonë në të ardhmen në emër të komoditetit? Duke ndërmarrë hapa për të minimizuar përdorimin e plastikës çdo ditë, ne mund të ndalojmë plastikën që në burim (prodhim) dhe mund ti japim jetës nënujore një shans lufte për jetën” – ka thënë Nil Zacharias, Bashkë themelues dhe Kryeredaktor i “One Green Planet” (Një Planet Jeshil)

Nëse të gjithë përpiqemi dhe identifikojmë se ku e përdorim plastikën dhe gjejmë alternative të tjera, do të ulnim në mënyrë drastike sasinë e ndotjes prej saj.

14 Mënyra se si mund të hiqni plastikën në jetën tuaj çdo ditë.

  1. Mbani me vete një çantë të cilën mund ta përdorni për blerjen e ushqimeve.
  2. Mbani me vete shishe uji që mund të ripërdoren në vend të atyre plastike.
  3. Merrni një filaxhan në punë apo klasë dhe hiqni dorë nga përdorimi i gotave plastike.
  4. I thoni jo enëve dhe mbulesave plastike kur jeni duke ngrënë jashtë dhe merrni me vete enët tuaja që ripërdoren.
  5. Përdorni kavanozë qelqi kur blini bylmet.
  6. Përdorni çanta që ripërdoren në çdo blerje që bëni në vend të qeseve plastike.
  7. Zëvëndësoni tasat apo enët e tjera ku mbani ushqimet nga plastike në material qelqi apo çeliku.
  8. Përgatisni vetë kozmetikën në vend që ta blini në tubetë plastikë.
  9. Reduktoni paketimet plastike ose qeset e plehrave në rutinën tuaj të pastrimit, duke përgatitur kosha që nuk kanë nevojë për to.
  10. Evitoni mikrosferat plastike në produket e pastrimit të fytyrës apo në ato të pastrimit të trupit.
  11. Mundohuni të përgatisni vetë shampot tuaja si për kokën ashtu edhe për trupin, në vend ti bleni në tubetë plastikë.
  12. Merrni sapuna dhe evitoni paketimin plastik.
  13. Hiqni dorë nga tubeti i pastës së dhëmbëve dhe përgatisni vetë një të tillë.
  14. Blini produkte bukurie, higjene që nuk kanë plastikë, siç janë furçat e dhëmbëve prej bambuje, furça për makeup pa plastikë dhe sfungjerë me materiale natyrale.

Linku ku mund të mësoni mënyrat e përgatitjes së produkteve të mësipërme:

( http://www.onegreenplanet.org/lifestyle/ultimate-guide-to-diy-hygiene/)

 

Burimi: http://www.onegreenplanet.org

Përgatiti: Green Line Albania