Goma 3E keni parasysh kur në mes të autostradës të bie goma, çahet apo shfryhet dhe nëse nuk ke ndonjë pompë me vete apo gomë rezervë, ngele në vend. Tanimë këto siklete do të jenë të së shkuarës. Duke ndjekur trendin e startuar nga “Michelin” me “Tweel” (gomë pa ajër), Bridgestone së fundmi ka zbuluar një gomë të sajën pa ajër në “Tokyo Motor Show”. Ky koncept suportohet nga një rrjetë spicash e përbërë nga rrëshira termoplastike. Materiali është fleksibël dhe i qëndrueshëm, por mbi të gjitha është 100 % i riciklueshëm.

Duke qenë së gomat pa ajër eleminojnë rrezikun e shpimit apo vrimave, janë të sigurta dhe jetojnë më gjatë se sa gomat pneumatike të zakonshme. Dhe, Bridgestone ka shtuar se rrëshira termoplastike mund të riciklohet dhe me të krijohen goma të reja, duke eleminuar kështu mbetjet. Ky dizajn do të eleminojë gjithashtu edhe nevojën për të patur një gomë rezervë, duke hequr kështu pesha të panevojshme nga makinat dhe duke liruar bagazhet.

Diametri i kësaj gome të prezantuar në Tokyo Motor Show është 9 inch (22.86 cm), dhe secila gomë është e fortë për të mbajtur rreth 150 kg. Deri më tani, kompania ka testuar konceptin për makinat e vogla elektrike dhe planifikon të vazhdojë zhvillimin e teknologjisë për përdorim më të gjerë komercial.

Burimi: inhabitat.com

Përshtati: Green Line Albania