Mbeturinat – Një Problem Global me Një Zgjidhje Lokale

Sasia e mbetjeve të gjeneruara në Shqipëri është problematike. Të gjithë mund t’i shohim mbeturinat e braktisura në hapësirat publike si: lumenjë, plazhe, pyje parqe, qytete, etj. Ju mund të mendoni se sistemi i menaxhimit të mbetjeve nuk funksionon dhe ka nevojë për përmirësim, ose kemi nevojë për një sistem më të mirë të riciklimit.

Kjo mund të jetë pjesë e zgjidhjes, por… Po sikur të mund të përgjysmojmë sasinë e mbetjeve që prodhojmë?!

 

Reduktimi i mbeturinave. A është e mundur?

Çdo vit ne hedhim një sasi prej 2.12 miliard ton mbeturina. Nëse të gjitha këto mbeturina i vendosim në kamionë, do të përshkonin botën 24 herë.

Duke pranuar këtë problem, shumë njerëz në botë kanë filluar të reduktojnë sasinë e mbeturinave që gjenerojnë.

Bea Johnson është një nga këta persona. Që prej vitit 2008, Bea Johnson përqafoi një mënyrë jetese me Zero Mbetje, duke gjeneruar vetëm një “Kavanoz Mbetje” në vit.

Në shikim të parë, duket e pamundur, por Bea ishte në gjendje ta bënte atë në një mënyrë elegante dhe ende të kursente para dhe kohë gjatë këtij rrugëtimi.

Me blogun e saj dhe librin më të shitur “Zero Waste Home”, Bea filloi një Lëvizje Globale.

Çdo ditë, njerëzit e rinj bashkohen me këtë lëvizje e cila mund të ndryshojë mënyrën se si ndikojmë në botë.

Përkushtimi i saj për kauzën i dha njohjen e saj ndërkombëtare si fituese e Çmimit të Madh “Green Awards”.

 

Çfarë mund të bëj për të ndryshuar botën?

Kjo duket si një temë e madhe dhe shumica e njerëzve mendojnë se nuk mund të bëjnë një ndryshim, por të gjithë së bashku ne mund ta bëjmë atë.

Më 6 Maj, Bea Johnson do të jetë në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës për të folur mbi rrugëtimin e saj drejt Stilit të Jetesës “Zero Mbeturina”, sesi ne mund të reduktojmë mbetjet në familjet tona. Hapa të thjeshtë që të çojnë në vetëm një kavanoz mbetje në vit. Bashkohuni me ne për të kuptuar rëndësinë e 5 R-së – Refuse, Reduce, Reuse, Recycle, Rot.

Still0505_00000

 

#GoZero #ZeroWasteHome #ZeroWasteLifestyle #ZeroWasteTalk #ZeroWasteAlbania #ZeroWasteEurope #GreenLineAlbania #GreenCityAlbania #GreenLiving #Albania #BeaJohnson #PetParadiseAlbania #VetHospital #HotelPrivilegeAlbania