Epoka e Plastikes fotoSipas kërkimeve të udhëhequra nga Universiteti i “Leicester” deri në vitin 2050 oqeanet dhe tokat e planetit do të varrosen poshtë shtresave në rritje të mbetjeve plastike, kjo për shkak të aktivitetit njerëzor.

Një studim i ri i cili është publikuar në gazetën “Anthropocene”, egzaminon provat të cilat tregojnë se planeti po ndryshon dukshëm nga prodhimi i materialeve plastike me jetë të gjatë të prodhuara nga njeriu, duke rezultuar futjen tonë në “Epokën e Platikës”.

Jan Zalasiewicz, professor i Palaeobiologjisë nga Departamenti i Gjeologjisë I Universitetit të Leicesterit thotë: “Plastika ka qënë shumë pak ose aspak e njohur për gjyshërit tanë, kur ata ishin fëmijë. Por tani. Plastika është e pandashme nga jetët tona. E gjejmë kudo – në paketimin e ushqimit, si mbajtëse të qumështit apo ujit, kuti kartoni për vezët, kosin apo çokollatat, për të mbajtur ilaçet sterile etj. Tanimë edhe rrobat që veshim kanë përbërje plastike.”

“Plastikën e gjejmë kudo nëpër planetitn Tokë, nga maja e maleve deri në fundin e oqeanit – dhe mund të fosilizohen deri në të ardhmen e largët. Ne tani prodhojmë pothuajse një miliardë ton produkte plastike çdo tre vjet. Nëse e gjithë plastika e prodhuar në dekadat e fundit do të ishte qese guzhine nga ajo që përdorim për të mbuluar apo mbështjellë ushqimet, atëherë do të ishte mjaftueshëm që të mbështillnim të gjithë tokën me të. Me trended aktuale të prodhimit, deri në mes të shekullit do të kemi edhe shumë më shumë se sa kaq

Studimi, publikimi i të cilit ndiqet nga një raport i ngjashëm kritik nga Forumi Ekonomik Botëror dhe Fondacioni Ellen MacArthur, sygjeron se plastikat kanë këtë impakt kaq të madh në ambjent sepse janë inerte dhe të forta për tu degraduar. Si rezultat, kur plastika hidhet në tokë ato bëhen pjesë e dheut, shpesh duke përfunduar në det dhe duke u konsumuar nga planktonet, peshqit dhe zogjtë e ujit.

“Pasi groposet, plastika ka një shans shumë të madh që të fosilizohet dhe të lëri shenjën e saj për miliona vjet në të ardhmen. Epoka e Plastikës me të vërtetë mund të zgjasë për shumë shumë kohë.”

Burimi: http://www.plasticsnews.com/

Përshtati: Green Line Albania