Video and Film

Pas suksesit të Edicionit të Parë, Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë rikthejnë sërisht për miqtë e kafshëve shtëpiake dhe jo vetëm, “PET FAIR – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”.
 
“Pet Fair – Panairi i Kafshëve Shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit, veçanërisht fëmijëve, për mbrojtjen, kujdesin, trajtimin e duhur, gjë që synon të sjellë uljen e numrit të kafshëve të braktisura. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktiv në çështjet e mirëqënies së kafshëve.
 
Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese.
 
Mendoni se Qeni juaj është më i bukuri në qytet?!
Atëhere mos humbisni kohë, plotësoni formularin tani për të marrë pjesë në konkursin “Qeni më i Bukur” https://goo.gl/forms/v7vTy4RDySXOjreS2
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet kaq unik dhe interesant, jo vetëm edukues dhe informativ por edhe festiv.
Ju presim!
Nëse keni sygjerime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: info@greenlinealbania.org
Nëse dëshironi të vullnetarizoni në realizimin e Pet Fair Albania aplikoni dhe bëhuni pjesë e Vullnetarët e Kopshtit Zoologjik në linkun: https://goo.gl/forms/4bVlv2TDQgd9r9Pa2 
 
Sëshpejti do publikohen detajet e mëtejshme të panairit në eventin e krijuar në Facebook në linkun: https://www.facebook.com/events/537442113302818
Qëndroni me ne!
 
#PanairiiKafsheveShtepiake #PetFairAlbania #GreenLineAlbania #APRTirana #ConnextAlbania #TiranaZooPark #ZooParkVolunteers