Mumbai prodhon 11,000 ton mbeturina në ditë, në Kairo derrat ushqehen me mbeturina, kurse mbetjet e Kinës rriten 2 herë më shpejt se popullsia e saj – por janë qytetet më të begata që hedhin më shumë mbeturina.

1

Fotograf: Ciro Fusco/EPA

Qyteti i Nju Jorkut kaloi një tjetër verë të tmerrshme këtë vit , dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo: efekti i nxehtësisë së krijuar nga mjedisi urban dhe kundërmimi i mbeturinave të kalburave që ndihet gjithandej. Vera në Nju Jork ia bën mirë me dije njeriut praninë thuajse të vazhdueshme të mbeturinave të grumbulluara në trotuare që presin të mblidhen dhe të transportohen në një vend groposjeje jashtë shtetit.

Në fakt, Nju Jorku është raportuar gjerësisht si qyteti që prodhon më shumë mbeturina në botë. Kjo gjë nënkupton se Nju Jork harxhon jashtëzakonisht shumë energji (e barabartë me sasinë e naftës së një supercisterne çdo 1.5 ditë), prodhon shumë mbetje (33milion ton në vit), dhe harxhon shumë ujë. Titulli në formë pyetjeje rrjedh nga një studim i publikuar pranverën e kaluar nga  Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

Ndërkohë që qyteti që prodhon më shumë mbetje mund të ishte fare mirë nga Amerika e konsumit, Nju Jork është një alternativë e pamundur. Nëse qyteti që prodhon më shumë mbetje është qytet amerikan, gjë që është fare mirë e mundur, me shumë mundësi është një qytet i nxehtë metropolitan si Hjuston, Atlanta, Tamba apo Fineks – të gjithë këta radhiten më keq se Nju Jorku kur bëhet fjalë për standardet mjedisore, por ata nuk u përfshinë në këtë studim.

Ndër qytetet më të populluara, Meksika në lidhje me sasinë e prodhimit të mbeturinave radhitet e dyta pas rajonit të Nju Jorkut me 12 milion tonë në vit. Kjo gjë lidhet ngushtë me mirëqenien: rajonet kanë popullsi të përafërt prej 20 milion dhe 21 milion banorë respektivisht, por PBB-ja për frymë është 3 herë më më e lartë në SHBA.

Parodia mbi mbeturinat që u përhap shumë në Bejrut!

Por problemi i mbeturinave në Meksikë është i një tjetër niveli. Të paktën në Nju Jork mbeturinat me kundërmim transportohen me kamionë. Në 2011, Meksika mbylli vendgroposjen më të madhe duke shkaktuar grumbullimin e mbeturinave në vendgroposje të paligjshme apo lënien e tyre në rrugë, kjo nxjerr në dritë mungesën e politikave të duhura mbi grumbullimin e mbetjeve urbane, hedhjen dhe përpunimin e tyre.

Megjithatë, ka ende shpresë. Janë ndërmarrë një numër iniciativash mbi riciklimin, përfshirë një që që iu mundëson banorëve të shkëmbejnë gjëra të riciklueshme me kuponë për të blerë fruta dhe perime.

Prodhuesi i tretë më i madh në mesin e metropoleve është Tokio që është shumë i rreptë lidhur me mbetjet. Tokio ka mbi 50% më shumë banorë se Meksika, por prodhon më pak mbetje. Japonia është e mbipopulluar, kështu që ,ndryshe nga SHBA dhe Kina, i mungon hapësira për vendgroposje. Në vend të kësaj, ata përdorin programe agresive të riciklimit që të shkurtojnë mbetjet. Tokio që orvatet të zerojë mbetjet, nuk përbën përjashtim.

Sa më shumë mirëqenie të ketë në një vend, aq më shumë shpërdorohet dhe hidhet.

Alex Kovac, Insituti i Burimeve Botërore

Pra, si mund të radhitet Tokio si qyteti i tretë më i madh në prodhimin e mbeturinave? Ky është rrengu mbi vlerësimin e kësaj çështjeje: mbetjet janë produkt i konsumit dhe konsumi lidhet me të ardhurat. “Ka disa rregulla të përgjithshme mbi nivelet e konsumit: me rritjen e të ardhurave, kalojnë në shumë modele konsumi,” thotë Aleks Kovac, një analist i hulumtimit në Institutin e Burimeve Botërore, një organizatë mjedisore ndërkombëtare. “Sa më shumë mirëqenie të ketë në një vend, aq më shumë shpërdorohet dhe hidhet”.

Sasia e mbetjeve të një qyteti, thotë Morton, pothuaj përkon me atë të shtetit ku është. Sipas një studimi të Bankës Botërore në vitin 2012, më i fundit për këtë temë, Zelanda e Re krijonte më shumë mbeturina, 3.68kg për person në ditë krahasuar me vendet e zhvilluara , ndiqej nga Irlanda, Norvegjia, Zvicra dhe SHBA. Por të dhënat për vendet më të vogla mund të mos japin llogari për riciklimin.

Norvegjia, për shembull, ka norma të larta të riciklimit dhe Oslo, qyteti i saj më i madh, ka reduktuar me sukses prodhimin e mbetjeve në vitet e fundit. Irlanda, nga ana tjetër, ka norma më të ulëta të riciklimit sesa pjesa tjetër e Evropës Perëndimore. Dublini mund të jetë një nga qytetet që shkakton më shumë mbeturina në Evropë, por është ende një konkurrent i nivelit të dytë për qytetin që shkakton më shumë mbeturina në botë, meqë emetimet e gazrave serë ende janë vetëm gjysma e sasisë së SHBA-së apo Australisë.

2

Japonia është e mbipopulluar, kështu që i mungon hapësira për vendgroposje.
Fotografia: Yuya Shino/EPA

SHBA është prodhuesi më i madh në botë i plehrave në terma absolutë, duke prodhuar 624.700 tonë në ditë, që është 2.58kg / frymë. Kjo është shumë më tepër se shumë vende të tjera të pasura, si Japonia 1.71kg / frymë, 1.79kg e Britanisë së Madhe dhe 1.92kg e Francës.

Sipas një studimi të vitit 2010 nga kompania e shisheve të ujit Nalgene – e cila mati sjelljet e vetëshpallura si përdorimi i transportit publik, riciklimit dhe ruajtjes së energjisë elektrike – pesë qytetet që prodhojnë më shumë mbeturina nga 25 në SHBA janë Hjuston, Klivlend, Atlanta, Tampa dhe Indianapolis , sipas rradhës. Nalgene zbuloi që Nju Jorku ishte i treti në listën e atyre që prodhojnë më pak, pas San Franciskos dhe Sietëll. (Për çështjen e harxhimit të ujit, Fineks, që është ndërtuar në një shkretëtirë, harxhon gjysmën e sasisë së ujit për të ujitur lëndinat.)

Në Kinë, mbeturinat po shtohen dy herë më shpejt se popullsia. Sipas Globe and the Mail Notes, Kina tani prodhon mesatarisht 1.12 kg mbeturina për person në ditë, pothuajse 10% më shumë se mesatarja në Ontario, edhe pse PBB-ja e Kinës frymë është më shumë se gjashtë herë më e ulët. Qytetet kineze nuk riciklojnë, që do të thotë se prodhimi i tyre i mbeturinave mund përgjysmohej, siç ndodh në Tajvanin fqinj.

Kina nuk nxjerr të dhëna mbi mbeturinat për çdo qytet, por disa qytete kineze me probleme të dukshme duke përfshirë Pekinin, Guangzhouun dhe Shenzhenin, të cilat kanë filluar ndërtimin e furrave të djegjes së mbeturinave për të kompensuar kapacitetin e vogël të vendgroposjeve. Por djegia e plehrave, nga ana tjetër, vetëm përkeqëson ajrin e tyre tejet të ndotur. Guangzhou gjithashtu ka filluar të akuzojë familjet që tejkalojnë 1 litër mbeturina në ditë.

3

Një mbledhës mbeturinash në Pekin. Disa qytete kineze kanë filluar të digjen mbeturinat, duke përkeqësuar ndotjen e ajrit. Fotografia: Kim Kyung-Hoon / Reuters

Çështja se cilat qytete kanë problemin më të madh të mbeturinave gjithashtu varet nga mënyra se si ato i hedhin. Shumica e këtyre qyteteve do të lënë pas shtetet në zhvillim, për arsyen e thjeshtë se ata nuk mund ta përballojnë të blejnë e hedhin aq shumë. Por nëse flasim për disa nga problemet lokale që lidhen me mbeturinat, siç është grumbullimi në rrugët tuaja, disa prej qyteteve më të varfëra të botës, siç janë Manila dhe Port-au-Prince, kanë vërtet probleme shumë të mëdha.

Mungesa e infrastrukturës për të mbledhur mbeturinat, hedhja në lumenj, kanale dhe rrugë, rezultojnë në një kaos johigjienik. Qytete të tjera në zhvillim që janë të mbingarkuara me plehra, nuk mund t’i përpunojnë përfshirë këtu edhe ato me ekonomi në rritje të shpejtë, si Bangalore dhe Delhi.

Mumbai gjendet i pesti në rradhën e metropoleve që prodhojnë më shumë mbeturina, dhe vitin e kaluar Bloomberg raportoi se “po varrosej nën malin e plehrave të veta”. Qyteti i mbi 18 milionë banorëve prodhon 11,000 tonë plehra në ditë. Mbështjellëset dhe shishet e plastikës mbushin kanalet, djegia e mbeturinave në oborrin e shtëpisë ndikon në ndotjen e ajrit dhe pjesa tjetër përfundon në një vendgroposje gjigande të hapur.

Në Delhi, e cila përjetoi një rritje prej 50% të mbeturinave midis viteve 2007 dhe 2012, mungesa e sistemeve zyrtare të marrjes së plehrave rezulton në malet e plehrave dhe mbledhësit e mbeturinave i klasifikojnë në gjëra që mund të ripërdoren apo rishiten. Problemi i mbeturinave i Delhi dhe smog i saj me siguri e bëjnë atë qytetin më të ndotur në botë.

4

Njerëzit rrëmojnë për monedha dhe sende që mund të ripërdoren në lumin Yamuna në Nju Delhi të Indisë.
Fotografia: Prakash Singh / AFP / Getty

Rritja e shpejtë e popullsisë mund të jetë një faktor rreziku, po ashtu. Xhakarta, për shembull, është një nga qytetet me rritje më të shpejtë në botë dhe shumë nga banorët e saj kanë zakonin e hedhjes së sendeve të tyre shtëpiake në rrjedhën ujore më të afërt. Kaq shumë plehra lundrojnë drejt detit sa në plazhet e një ishulli pesë milje larg mblidhen 100 ton mbeturina në ditë.

Edhe një qytet i pasur mund ta ketë të pamundur të fshehë të gjitha mbeturinat e saj, nëse ka shumë. Hong Kongu është në limitin e mbarimit të hapësirës në vendgroposjet e saj. Një dekadë më parë, Singapori kishte të njëjtin problem, por zbatoi politika për të rritur riciklimin dhe për të djegur plehrat për energji. Tani ajo gropos vetëm 2% të mbetjeve të saj në vendgroposjet. Por është edhe ana tjetër e medaljes: djegia e plehrave krijon ndotjen e ajrit, nga emetimet e karbonit tek toksinat dhe grimcat.

Problemi i mbeturinave në Kajro është i veçantë: jo vetëm që prodhon 625 kg për person në vit të mbeturinave të ngurta – një shkallë shumë e lartë për një vend më të varfër – por sistemi i tij i mbledhësve të plehrave dhe ushqimi i derrave me mbetje është ndërprerë nga paqëndrueshmëria politike, mosnjohja fetare e derrave nga qeveria e përkohshme e Vëllazërisë Myslimane dhe shpërthimi i gripit të derrit.

Cilado nga këto qytete prodhon më shumë mbeturina në botë, Nju Jork ndoshta nuk merr kurorën në fund. Studimi i vitit 2015, në mënyrë të gabuar ka matur rajonin metropolitan, në vend të vetë qytetit. Rajoni i metrosë së Nju Jorkut përfshin pjesë të mëdha të periferive dhe qyteteve satelitore të përhapura në tre shtete. Për më tepër, studimi vetëm mori në konsideratë qytetet metropol me popullsi mbi 10 milionë banorë, duke lënë jashtë një mori të tërë e qytetesh që prodhojnë tmerrësisht shumë mbeturina.

Çfarë bën Nju Jorku me gjithë plehrat e tij? Mbeturinat e një qyteti – me shifra.

Lexo më shumë

Në Shtetet e Bashkuara, banorët e periferisë kanë gjurmë më të mëdha të karbonit sesa ata që jetojnë në qendër të një qyteti. Kjo mospërputhje është shumë e theksuar në Nju Jork, falë raportit të pazakontë të jo-shoferëve dhe shtëpive relativisht të vogla. Qyteti i Nju Jorkut gjithashtu ka programe agresive të riciklimit që aktualisht po shtrihen përtej letrës, metaleve dhe plastikës për të arritur tek plehërimi mbeturinat ushqimore.

Dendësia më e madhe, planifikim urban i përshtatur për këmbësorë dhe rrjete shumë më të mëdha të transportit në Evropë dhe Japoni i bëjnë këta qytete dhe periferitë e tyre shumë më efikase se sa shumica e atyre në SHBA. Skemat mbi mbeturinat si “paguaj teksa hedh”, projektet e mbetjeve ushqimore, përhapja e riciklimit, në fund të fundit politikat që kryejnë zero mbetje, janë vetëm disa nga mënyrat në të cilat qytetet mund të prodhojnë më pak mbeturina. Kjo, dhe reduktimi i konsumit.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe Përshtati: Skuadra e Gjelbër – Green Line Albania