11

Aktiviteti #BëhuVullnetar – Histori Vullnetarizmi, është një aktivitet i përjavshëm i iniciuar nga organizata Green Line Albania. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e vlerave të vullnetarizmit në Shqipëri, promovimin e organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe grupimeve të ndryshme rinore (dhe jo vetëm) që zhvillojnë nisma të ndryshme vullnetare në të mirë të komunitetit në të cilin jetojnë.

Në takimin e radhës të aktivitetit #BehuVullnetar që u zhvillua të Enjten datë 24 Mars tek Qëndra Multifunksionale TEN, kishim të ftuar Flogerta Krypi, përfaqësuese e organizatës I Choose To Change The World (ICCTW Albania).

Historia ime si vullnetare nisi nga një konkurs letrar që organizohej nga një organizatë. Ky ishte kontakti im i parë me punën vullnetare në Shqipëri. Gjate kohës që isha në Gjermani kam punuar për një organizatë për ngritje fondesh, por ndryshimet midis vullnetarizmit Gjerman me atë Shqiptar janë të mëdha. Organizata I Choose To Change The World ishte krijuar nga disa vullnetarë të cilët më ftuan mua që ta drejtoja, pavarsisht që unë nuk kisha eksperiencën e duhur. Në Gjermani puna ime në marketingun e organizatës dha fryte shumë të mëdha dhe une u bëra drejtoresha e marketingut. Mungesa e eksperiencës më bëri që të dështoja disa herë. U antarësova në Jef Albania dhe u mora me projektin e MEU, dhe bëra atë qe dija të bëja më mirë, marketingun. Arrita që të siguroja fondet e para për këtë organizatë e cila në 5 vite nuk e kishte arritur diçka të tillë. Me organizaten sollëm disa projekte të reja që nuk ishin bërë kurrë më parë në Shqiperi. Pavarsisht suksesit që kishin, disa nga këto ide u vodhën dhe u keqpërdoren nga njerëz të tjerë. U antarësova në disa organizata si Green Line Albania, Përtej Barrierave, u mora me aktivitete të ndryshme dhe kështu mora eksperiencën e duhur. Kështu mendova që ta perdorja organizatën time për idetë që kisha. Krijova një staf të cilin e trajnova dhe zhvilluam disa aktivtete, me mbështetje nga disa personalitete. Por mbeshtetja funanciare nuk ishte në nivelet e duhura, duke bërë që shumë aktivitete ti financonim personalisht. Media na ka ndihmuar shumë për ti masivizuar projektet tona. Disa nga projektet tona më të suksesshme jane: Klubi Letrar “Pena e Re”, i cili zhvillohet çdo muaj si edhe Panairi i Shkrimtarëve Të Rinj. Stafi im ka punuar shumë, duke bërë të mundur që të kemi sukses në çdo nisëm që kami ndërmarrë.

Flogerta e mbylli historinë e saj me një mesazh shumë të bukur: ”Pastroni Shqipërinë, rregullojeni këtë vend dhe bëhuni njerëz më të mirë”.

Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ndan me ne historitë e tyre dhe për mesazhet e tyre që përcollën tek të pranishmit.

Javën e ardhshme do të kemi sërisht histori mjaft frymëzuese, ndaj qëndroni në kontakt në ditët në vijim.

Për tu informuar mbi detajet e aktiviteteve të ardhshme, bëhuni pjesë e grupit “Vullnetar Dixhital” në Facebook në linkun: www.facebook.com/groups/VullnetarDixhital

Gjithashtu na ndiqni në:

Facebook: www.facebook.com/GreenLineAlbania
Instagram: www.instagram.com/GreenLineAlbania
Web: www.greenlinealbania.org
Web: www.vullnetardixhital.org (së shpejti online)