Aktiviteti #BehuVullnetar – Histori Vullnetarizmi, është një aktivitet i përjavshëm i iniciuar nga organizata Green Line Albania, me mbështetje të Ministrisë së Arsimit, Bashkisë së Tiranës dhe Qendrës Rinore TEN. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e vlerave të vullnetarizmit në Shqipëri, promovimin e organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve dhe grupimeve të ndryshme rinore (dhe jo vetëm) që zhvillojnë nisma të ndryshme vullnetare në të mirë të komunitetit në të cilin jetojnë.

Nëpërmjet këtij aktiviteti të përjavshëm, do të synohet:

  • Nxjerrja në pah e vlerave të vullnetarizmit përmes eksperiencave të vullnetarëve të ndryshëm të cilët janë përfshirë ose kanë ndërmarrë një iniciativë në të mirë të komunitetit;
  • Promovimi i organizatave të ndryshme të cilat ndërrmarrin nisma vullnetare dhe nxisin nëpërmjet tyre frymën e vullnetarizmit tek të gjithë qytetarët në vend;
  • Krijimi i mundësive dhe hapsirave të nevojshme për çdo organizatë jo-fitimprurëse për të zhvilluar idetë, nismat dhe projektet e tyre, realizimi i të cilave kërkon përfshirjen e gjerë të komunitetit që vlerëson dhe beson se vullnetarizmi është një vlerë e rëndësishme për përmirësimin e jetës së gjithësecilit.

Aktiviteti i parë #BëhuVullnetar do të lançohet ditën e Enjte, datë 10 Mars 2016, ora 18:00 në ambientet e Qëndrës Rinore TEN (Rr. Myslym Shyri), ku të ftuar për të ndarë historitë e tyre do të jenë:

  • Ervin Shehaj – Drejtor Ekzekutiv i Green Line Albania dhe iniciator i Lëvizjes Civile Ta Pastrojmë Shqipërinë
  • Nora Malaj – Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit
  • Anke Holstein – Zv. Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri
  • Landi Hysi – Grupi “West Side Family”
  • Altin Hazizaj – Drejtor Ekzekutiv i CRCA

Gjithashtu do të kemi pjesëmarrjen e vullnetarëve, organizatave të ndryshme kombëtare, Personalitete Publike, përfaqësues nga Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë, Organizata Ndërkombëtare dhe Mediat.

Jeni kurioz të dëgjoni historinë e tyre?

Mos mungoni! Ju presim.

Mos harroni të merrni miq me vete.

zzz-HV