Udhëzime sigurie për Ditën Kombëtare të Pastrimit

 

  • Udhëzimet e mëposhtmë duhet të lexohen dhe kuptohen nga të gjithë ata që marrin pjesë në Ditën Kombëtare të Pastrimi “Ta Pastrojme Shqipërinë”.
  • Udhëheqësit e ekipeve prezantojnë këto norma për anëtarët e ekipeve të tyre dhe sigurohen që këto udhëzimeve të kuptohen nga të gjithë.
  • Të gjithë anëtarët e ekipit duhet të shmangin ekspozimin ndaj rreziqeve, për të mbrojtur veten dhe të kujdesen për ekipin në të cilin bëjnë pjesë, sipas udhëzimeve të mëposhtm.

Pajisje

  • Vullnetarët duhet të kenë rroba të përshtatshme për këtë lloj aktiviteti

(p.sh. rroba sportive, mundësisht pantallona të gjata)

  • Vullnetarët duhet të kenë rroba të përshtatshme për kushtet e motit (p.sh. shi, erë, diell)
  • Këpucët duhet të mbrojnë këmbët (ferra, rrugë të dëmtuara, shkëmbinj) dhe të jenë të rehatshme, duke lejuar një aktivitet prej 6 orësh.
  • Çdo lloj këpucësh me taka të larta, sandale apo flip flops janë të ndaluara.
  • Ne sugjerojmë që aksesoret (vathë, byrzylyk, varse) të jenë sa më të thjeshta ose po të jetë e mundur edhe shmangien e përdories së tyre.
  • Ne sugjerojmë përdorimin e çantave të shpinës sa më të lehta, me minimumin që nevojitet: ushqim, ujë, çokollatë, karamele ose çfarëdo lloj ushqimi që mund të ofrojë energji, objekte higjienike, etj.
  • Aktiviteti do të bëhet në mënyrë të konsiderueshme më i vështirë nga përdorimi i një çante shpine të rëndë ose nga objekte që nuk lejojnë përdorimin e të dy duarve.

Mbrojtja personale gjatë aktivitetit të pastrimit

  • Veshja e dorashka prej gome gjatë procesit të pastrimit është e detyrueshme.
  • Objektet që paraqesin rrezik do të trajtohen me kujdes maksimal (të mprehta, të hapura, masive, substanca toksike ose materiale në pozicione të paqëndrueshme)
  • Vullnetarët duhet të shmangin zonat e rrezikshme! (p.sh. shpatet, rrugët)

Kushtet Mjekësore / Sforcimet fizike

  • Rekomandohet që të gjithë pjesëmarrësit në aksion të kenë ngrënë në mëngjes për të bërë të mundur që ata të përballojnë aksionin për 5 orë.
  • Ata që vuajnë nga një sëmundje e caktuar (kardiovaskulare, hipertension, astma etj) duhet ta komunikojë këtë informacion udhëheqësit të ekipit.
  • Kur vullnetarët ndjejnë lodhje të theksuar dhe sfilitje ata do të ndërpresin aktivitetin dhe do ti drejtohen udhëheqësin e ekipit.
  • Në rast aksidentesh, vullnetarët duhet të lnjoftojnë udhëheqësin e ekipit  në lidhje me seriozitetin e tyre.
  • Udhëheqësi i ekipit do të ketë një Kit urgjencës mjekësore.
  • Në rast se ju vëreni se një koleg i ekipit ka humbur, njoftoni menjëherë udhëheqësin e ekipit, aktiviteti i mbledhjes së mbeturinave do të pushojë deri në gjetjen e kolegut të ekipit.
  • Në rast të një aksidenti të rëndë, telefononi menjëherë e Policinë në numrin pa pagesë 129 dhe informoni një përfaqësues të “Ta Pastrojmë Shqipërinë”.

Vullnetarët e mitur

 

  • Në mënyrë që të marrin pjesë, vullnetarët e mitur duhet të paraqesin një marrëveshje të nënshkruar nga prindërit e tyre, kujdestari ligjor ose një mësues.
  • Pjesëmarrësit të cilët nuk janë ende 16 vjeç duhet të shoqërohen nga një prej prindërve, kujdestari ligjor apo një mësues.
  • Vullnetarët e mitur nuk do të prekin objekteve të rrezikshme (të mprehta, të paqëndrueshëm, etj.)

Dispozita të veçanta

  • Është rreptësisht i ndaluar konsumimi i pijeve alkolike 12 orë para aktivitetit (*).
  • Është rreptësisht i ndaluar konsumimi i substancave të ndaluara me ligj 24 orë para aktivitetit (*).
  • Është rreptësisht e ndaluar të fyesh apo të përdorësh gjuhë paragjykuese apo një sjellje abuzive dhe të papërshtatshme ndaj njerëzve me të cilët ju ndërveproni gjatë veprimtarisë së projektit (*)
  • Në rast se zbuloni një trupë njeriu, njoftoni menjëherë Policinë në numrin pa pagesë 112, gjithashtu, një përfaqësues i” Ta Pastrojmë Shqipërinë” do të informohet për situatën.
  • Në rast se ju të zbuloni një objekt shpërthyes (gjyle, predha, granata apo municione të ndryshme, etj), vullnetarët duhet të mbajnë distancën dhe të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin pa pagesë 129. Këto objekte nuk do të zhvendosen në asnjë rrethanë! Një përfaqësues i “Ta Pastrojmë Shqipërinë” do të informohet për situatën.


(*) Organizatorët, dhe gjithashtu udhëheqësi i ekipit, kanë të drejtë të përjashtojnë nga ekipi personin ose personat që nuk i respektojnë këto norma.