Z-We Did It 2018 FB copy

Green Line Albania në datë 25 Maj organizoi aksionin e 6-të kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë”.

Ky aksion erdhi në vazhdimësi të misionit të Green Line Albania në mbrotje të mjedisit, promovimit të turizmit të gjelbër, angazhimit të komuniteteve dhe promovimit të vullnetarizmit, për të krijuar një gjurmë të gjelbër, për t’u ndjekur nga të gjithë ne dhe nga brezat në vazhdim.

Green Line Albania arriti të mobilizoje mijra vullnetarë, studentë, nxënës, fëmijë kopshtesh, organizata të shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, komunitetin ndërkombëtar, grupime të ndryshme jo-formale, gjithë pushtetin vendor dhe institucione të ndryshme të pushtetit qëndror.

Në aksion morën pjesë mbi 219.000 vullnetarë në të gjithë Shqipërinë dhe u mblodhën mbi 127.000 thasë me mbeturina.

Nga sot Shqipëria është më e pastër se dje dhe më e ndotur se nesër.

Misioni ynë do të vazhdoje derisa të gjithë banorët e këtij vendi, institucionet publike dhe bizneset të ndërgjegjësohen që bashkëjetesa jonë me mbeturinat duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë.

Kjo është një detyrë e të gjithëve ne dhe një detyrim për fëmijët tanë!

Ky eshte aksioni i 9-të i organizuar nga Green Line Albania. Që prej fillimit e deri më sot kemi zhvilluar 6 aksione kombëtare “Ta Pastrojmë Shqipërinë” dhe 3 aksione “Ta Pastrojmë Bregdetin”, duke angazhuar në total mbi 1.2 milion vullnetarë dhe kemi mbledhur mbi 80.000 tonë mbeturina.

Sot ndjehemi më të motivuar se më parë!

Falenderojmë të gjithë vullnetarët, AMSHC, partnerët dhe mbështetësit tanë në organizimin e këtij aksioni mbarëkombëtar, pa ju kjo nuk do të ishte e mundur!

Sëbashku Mundemi!

 

#TaPastrojmeShqiperine #25Maj #SeBashkuMundemi #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar #PerMjedisin #PerFemijetTane #PerTeArdhmenTone #PerShqiperineTone #GreenLineAlbania #LetsDoItAlbania #TrashOut #1MilionPeme #GreenCityAlbania #1ThesNDite #1BagADay #AMSHC #MASR #MTM #AgnaGroup #ANYN #TiranaAuto #MbrojtesitEDetit #Ecovolis #ZeroWasteAlbania #ZeroWasteHome #ZeroWasteEurope #LetsDoItKosova #LetsDoItWorld #WorldCleanupDay #15September2018 #PlanetOrPlastic #Environment #Nature #GreenTourism #ThinkGreen #ActGreen #LiveGreen #Albania #VisitAlbania #BeautifulAlbania #MyAlbania