Albanian ICT Awards 2
Të dashur miq, studentë, programues, adhurues të IT-së,
Dëshirojmë që të ndajmë me ju lajmin për garën më prestigjoze mbarëkombëtare të ICT-së Albanian ICT Awards si dhe t’ju inkurajojmë të merrni pjesë në këtë garë.
Aplikimet janë të hapura deri më 31 Mars 2016 dhe mund të nominoni qoftë një person të talentuar që njihni më mire apo të kandidoni drejtpërdrejtë me projektin tuaj në 7 kategoritë e ndryshme të cilat mund ti gjeni këtu www.ictawards.org.
Objektivi kryesor i një ngjarje të tillë është shfaqja e arritjeve të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, të shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit, dedikimi dhe arritjet e së cilëve luajtën rol të rëndësishëm drejt avancimit të aspekteve biznesore të botës së TIK-ut, qofshin ato organizata, institucione, agjenci ose ndërmarrje individuale, të sektorit privat apo publik.
Për të mësuar më shumë mbi  kategoritë e konkurimit, ju mund të shkarkoni broshurë informative në vijim në të cilën do të gjeni informacione të detajuara. http://ictawards.org/2015/wp-content/uploads/information/AlbanianICTAwards-IV-Alb.pdf
Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze të aplikacioneve të pranuara – përzgjedhje e realizuar nga një juri e kualitetit superior, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit – një ekip vlerësues i përbërë nga personazhet më të spikatura të TIK-ut Shqiptar, e pajisur me njohuri dhe vlera superiore të fushës respektive.
Juria do të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte, e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.
Nxitoni të aplikoni Afati I fundit: 31 Mars 2016
Ceremonia Gala e Shpërblimeve: 29 PRILL 2016
Vendi/lokacioni: Tiranë
INFO:
Albanian ICT Awards