Projekti “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare” ka financuar jo vetëm zgjerimin e Portit të Sarandës dhe përmirësimin e sistemit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimit të Ujërave të Zeza, por edhe sistemin e Menaxhimit të Mbetjeve.

Në kuadër të “Programit të Ndërgjegjësimit të Publikut në mbështetje të Menaxhimit të Mbetjeve dhe fillimit të operimit të Landfilmit Bajkaj – Palavli” ditën e Premte, datë 20 Mars 2015, në qytetin e Sarandës u organizuan disa aktivitete ndërgjegjësuese në lidhje me mirëmenaxhimin e mbetjeve. Në aktivitet morën pjesë mësues dhe nxënës të shkollave të qytetit, vullnetarë të organizatave mjedisore, si dhe qytetarë të qytetit të Sarandës.

Përgatiti Bledi Budo;
Koordinatori për Sarandën i organizatës Green Line Albania dhe nxënës në shkollën e mesme teknike-ekonomike për hoteleri turizëm, Antoni Athanas/Sarandë.