Agna Group edhe për këtë vit, u bashkua me nismën “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, e cila tashmë ka mbështetjen e mijëra qytetarëve. Kjo nismë ka për qëllim sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e komunitetit për rëndësinë e pastërtisë së vendit ku jetojnë si dhe për t’u bashkuar me këtë aksion vullnetar.

E praktikuar në shumë vende të botës, aksioni filloi nga Green Line Albania në vitin 2013 duke përfshirë mijëra vullnetarë dhe ekologjistë nga e gjithë Shqipëria. Këtë vit aksioni mori përmasa më të mëdha, në të morën pjesë mbi 100 mijë vullnetarë.

     Agna Group dha ndihmën e saj në këtë iniciativë sociale për të mundësuar një mjedis më të pastër përgjatë rrugës dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Agna Group vijon të japë kontributin e saj për pastrimin e ambjentit që na rrethon dhe që ky aktivitet të kthehet në një traditë.

Burimi: Agna Group

agna 1 agna 3agna 2