Pashkët janë një ngjarje natyrore e gjelbër: në kalendarët tanë, shënohet një sezon i ripërtëritjes së pranverës dhe jetës, dhe imazhet komerciale të lepujve dhe vezëve të Pashkës ndihmojnë në përforcimin e festës. Pse nuk bëheni totalisht të gjelbër këtë herë, duke përdorur koshin tuaj të ricikluar? Ja, disa sygjerime se si të dekoroni Pashkët tuaja.

  1. Vishni vezët me penj me ngjyra: Pasi të keni zierë vezët, me një furçë të vogël (kuzhine) lyeni të gjithë sipërfaqen e vezës me ngjitës (vinovil) ose ngjitës të tejdukshëm. Merrni penjtë me ngjyra (nga ato që përdor mamaja) dhe filloni të lidhni vezën sipas fotos. Rezultati është I mrekullueshëm.
    Veza 1
  2. Vishni vezët me erëza të njoma: Pasi të keni zgjedhur vezët me formën më të bukur, visheni me gjethet e erëzave, si majdanoz, koper etj dhe përdorni një rrjetë të hollë (siç janë rrjetat e lodrave të fëmijëve) për ti lidhur, dhe futini në një tenxhere me ujë, në të cilën keni shtuar edhe disa lëvozhga qepësh. Rezultati është mahnitës.
    2.0
  3. Vishni vezët me kravatat e vjetra: Nëse keni në shtëpi, kravata të vjetra me motive, mjafton që të prisni disa prej tyre dhe ti lidhi vezët si në figurë. Pastaj, i zieni në një tenxhere me ujë dhe uthull duke përfituar kështu vezë vintage të mrekullueshme.
    3.0
  4. Vishni vezët me ngjyra të ndryshme: Shtoni bojë të përqendruar në një gotë dhe pas çdo rrotullimi të vezës (shiko figurën), shtoni ujë, duke holluar bojën. Do të përfitoni kështu një vezë ylber.
    4.0
  5. Ngjyrosni vezët me bojëra uji dhe lapsa: Mos harroni të përfshini fëmijët. Pasi vezët janë zier, përdorni bojrat e ujit për ti ngjyrosur dhe pasi të thahet, shprehni talentin tuaj duke vizatuar me lapsa.
    5.0
  6. Ngjyrosni vezët me markera: Pasi të keni zjerë vezët, përdorni një marker me majë të hollë për ti dhënë vezës një pamje elegante dhe ndryshe nga të tjerat.
    6.0
  7. Vishni vezët me ngjitës: Ai ngjitesi me ngjyra që përdorin fëmijët në shkollë, priteni në fije të holla dhe përdorni të gjithë sipërfaqen e vezës për të krijuar figurina gjeometrike të sferës. Imazhi është jashtëtokësor.
    7.0
  8. Vishni vezët me fara: Pasi të keni zjerë vezët, përdorni vinovil në të gjithë sipërfaqen e tyre dhe pastaj vetëm zhytini në fara të ndryshme, ose mund të përdorni makarona të vogla për zbukurimin.
    8.0
  9. Vishni vezët me shkronja apo forma: Pasi ti keni zjerë, vishini me ngjitës, dhe lyeni pjesët e tjera të vezës, do të shikoni që i keni dhënë forma të ndryshme apo shkronja vezëve tuaja.
    veza 9.1
  10. Vishni vezët me tylin me ornamente: Nëse keni tyl me ornament në shtëpi, që nuk e përdorni (të gjithë kemi nga ata të vjetrit) lidhni vezët përpara se ti ngjyrosni dhe ti fusni për të zier. Pasi të jetë kryer procesi, do të keni vezë më ornamente.
    10.0

Shijoni krijimet më lart, duke përfshirë edhe fëmijët në proçesin e bukur të zbukurimit të vezëve, duke mos dëmtuar ambjentin dhe duke përdoru materiale që të gjithë I kemi në shtëpi dhe rrinë kot. Gëzuar!

Burimi: http://www.boredpanda.com/

Përshtati: Green Line Albania