Mos lejoni që moti t’ju bëjë për budallenj! Paçka kohës së ngrohtë tani, është parashikuar që bota (së paku nga lajmet që lexojmë poshtë e lart, shqiptare dhe ndërkombëtare) gjatë muajit Prill do të jetë e predispozuar për stuhi. Nëse jemi në dijeni të stuhive mund të parashikojmë përmbysjet, rrëshqitjet e dheut dhe dëmtimin e pronës. Nuk ka akoma alarm (së paku në dijeninë tonë) por, tani është koha perfekte për të marrë masat, qofshin civile qofshin nga pushteti vendor. Ka stuhi apo jo, mbjellja e bimëve në vendin e duhur ndihmon ambjentin dhe I jep bukuri.

Si më poshtë po ju listojmë 10 Bimë që luftojnë Erozionin:

 

  1. Salvia sonomensis (creeping sage):  Me lule blu në violet çel gjatë muajve të parë të verës dhe është atraktive për zogjtë.
    salvia-sonomensis-garden
  2. Artemisia californica Canyon Gray (canyon grey): Është një shkurre shume e mirë dhe e fortë. Perfekte për tu mbjellë anës bregut apo lumenjve!
    Artemisia_californica_Canyon_Gray_Canyon_Grey
  3. Baçharis pilularis pilularis (pigeon point): Atraktive për zogj të ndryshëm.
    baccharis-pigeon-point
  4. Ceanothus griseus horizontalis (yankee point): Kjo shkurre që nuk e humbet asnjëherë ngjyrën, çel disa lule shumë të bukura blu në verë.
    ceanothus-yankee-point
  5. Atriplex lentiformis breweri (quail bush): Fantastike kundër erozionit, plus farat e saj janë një ushqim për zogjtë e malit.
    atriplex-lentiformis-breweri
  6. Heteromeles arbutifolia (toyon): Nëse mbahet mirë mund të rritet deri në 20 metra, është e mirë kundër erozionit dhe mbi të gjitha, duron zjarrin. Ka nevojë të mbillet aty ku ka diell gjithmonë.
    heteromeles-arbutifolia-toyon-screen-hedge 5
  7. Rhus integrifolia (lemonade berry): E c’tju themi për këtë, lëngu I frutave të tij të bën të varur nga limonada J.
    Rhus_integrifolia
  8. Rhus ovata (sugar bush): Me lule te bardha dhe pothuajse gjithmonë jeshile, rritet në vende të ndryshme!
    rhus_ovata
  9. Quercus douglasii (blue oak): Kjo pemë ka nevojë për shumë pak përkujdesje dhe ujë.
    Quercus_douglasii-
  10. Sambucus nigra ssp. caerulea (Mexican elderberry): Me lulet e verdha dhe bukurinë e tyre, shtoi edhe aromën, është perfekte për tu mbjellë edhe në oborr të shtëpisë.
    Sambucus_mexicana

 

 

Burimi: https://blog.treepeople.org

Përgatiti: Green Line Albania