Çfarë është Lëvizja Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë?

Lëvizje civile që ka për qëllim të mobilizojë Shqiptarët të bashkohen në një aksion vullnetar "Një Ditor" me qëllim pastrimin e vendit tonë nga mbeturinat që janë të hedhura në rrugë, parqe, lumenjë, liqene, plazhe e kudo.

A mund të bëhem pjesë e lëvizjes?

Ta Pastrojmë Shqipërinë është një aksion gjithëpërfshirës dhe kushdo mund ti bashkohet këtij aksioni. Qëllimi ynë është: A mund ti bëjmë të gjithë Shqiptarët bashkë për një qëllim të vetëm? Ta Pastrojmë Shqipërinë nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend!

Ku duhet të marr më shumë informacion rreth pjesmarrjes sime?

Kudo ku të gjeni emrin Ta Pastrojmë Shqipërinë: Në faqen tonë në Facebook Ta Pastrojme Shqiperine Në faqen web www.greenline.al Në Tv, Radio gjatë gjithë fushatës që i paraprinë ditës së Aksionit!

Çfarë duhet të bëj unë ditën e pastrimit?

Ti bashkohesh grupit të vullnetarëve të qytetit, komunës, fshatit, lagjes tënde! Të marrësh një palë dorashka plastike, disa qese të zeza dhe të fillosh të mbledhësh mbeturinat që ndosin zonën ku ti banon, parkun ku ti pushon, shkollën ku ti studion.

Shkarko aplikacionin

Android
Shkarko
Windows Phone
Shkarko

Statistika

Harta e Mbeturinave