IMG_6985

Dhjetra vullnetarë nga organizata Green Line Albania kanë filluar këtë javë aksionet për pastrimin e plazheve të jugut të Shqipërisë në kuadër të projektit Turizmi Gjelbër, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ambasada Franceze, BKT, Albarent, Everest IE dhe AlbanianRecyclersAssociation .

Gjatë kësaj jave aksionet e pastrimit janë shtrirë në Plazhin e Vjetër të Vlorës, Radhimë dhe Orikum, për të vazhduar më tej në Dhërmi, Jal, Livadh e Himarë.

Fatkeqësisht plazhet në shumicën e rasteve janë të pa pastra, dhe kjo ndodhë për faktin se një pjesë e madhe e pushuesve preferojnë që mbeturinat të mos i hedhin nëpër kosha ose qese por ti lënë në plazh. Gjithashtu vërehet edhe një mugesë e theksuar e infrastrukturës për menaxhimin e mbetjeve në qytetet dhe komunat bregdetare si dhe burime njerëzore të limituara për përballimin e fluksit të madh të pushuesve në këto plazhe. Organizimi i këtyre aksioneve bëhet me qëllimin e ngritjes së vetëdijes të pushuesve, banorëve, bizneseve dhe institucioneve vendore për të mbajtur plazhet e pastra.

Përpos pastrimit vullnetarët kanë bërë edhe fushatë sensibilizuese duke folur me pushuesit, duke i ftuar për tu bashkuar në aksionet e pastrimit, por edhe për të marrë një opinion personal të tyre rreth gjëndjes së plazheve mbi pastërtinë. Një pjesë e tyre ju bashkuan aksioneve pas ftesës së bërë por edhe një pjesë e mirë ka qëndruar shumë indiferente. Green Line Albania i bënë thirrje Bashkive, Njësive Administrative, bizneseve dhe kompanive të pastrimit që të rrisin shërbimin e pastrimit për pastrim më të shpeshtë të koshave, shtimin numrin e koshave nëpër plazhe si dhe rritjen e monitorimit. Vetëm duke i kushtuar vëmendjen e duhur dhe duke bërë investimet e nevojshme, mund të kemi një turizëm të qëndrueshëm e të zhvilluar. Falenderojmë të gjithë vullnetarët, partnerët, bashkëpunëtorët, pushuesit, banorët dhe bizneset për mbështetjen e ofruar.

 

#BashkohuEdheTi #BehuVullnetar #SebashkuPerBregdetin

#VisitAlbania #Albania #MZHETTS #AmbasadaFranceze #BKT #ALBARENT #EverestIE #AlbanianRecyclersAssociation

#GreenLineAlbania #GreenTeam #BlueTeam #TurizmiGjelber #1PlazhNeDite #TuristeTePergjegjshem #BregdetiPaster #RrugetimiBlu #SkuadraBlu #SkuadraeGjelber #SummerTour #GreenSummer #GreenVibes #GreenNights #SummerVibesFromGLA

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtyre aktiviteteve na kontaktoni në WhatsApp në nr. 0692545900, e-mail: [email protected] ose regjistrohuni online duke klikuar në linkun:https://goo.gl/forms/uMD4nrA1idpfGIY13