Ta Pastrojme Bregdetin - Web cover

Green Line Albania ka filluar organizimin e aksionit kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë – 24 Nëntor 2017”.

Aksioni vjen në vazhdimësi të aksioneve të mëparshme në kuadër të projektit “Turizmi Gjelbër”, i cili mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ambasada Franceze, BKT, Albarent, Everest IE, AlbanianRecyclersAssociation dhe shumë bashkëpunëtor të tjerë në nivel kombëtar.

Nuk ka rëndësi ku i kalove pushimet këtë verë, në det, në mal apo diku tjetër!

Ne e dimë që aty kishte mbeturina, të cilat vazhdojnë të jenë akoma aty!

MBETURINAT JANË KUDO, MOS BËJ SIKUR NUK I SHEH!!!

Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë – 24 Nëntor 2017

Sëbashku mund ta bëjmë mjedisin që na rrethon Më Të pastër, Për Ne, Për Fëmijët Tanë, Për Të Ardhmen!

Është Koha Të Veprojmë!

Të Premten në Datë 24 Nëntor, të paktën TI, mos bëj sikur nuk sheh!

TASHMË E DI, NUK KE JUSTIFIKIME!
➢ Aksioni fillon në orën 9.30 dhe mbaron në orën 15.00

Si të bëhesh pjesë e aksionit në 24 Nëntor:

➢ Zgjohu në mëngjes dhe vishu sportiv
➢ Merr familjen tënde dhe bashkoju aksionit
➢ Merrni thasë dhe doreza me vete
➢ Ftoni komshinjtë dhe miqtë tuaj
➢ Organizohu me komunitetin dhe sëbashku pastroni pallatin, rrugën, lagjen, fshatin, bregdetin, qytetin, ku ju jetoni, punoni e pushoni
➢ PASTRO & POSTO – Postoni në Facebook, Instagram dhe Twitter, foto dhe video nga aksioni i pastrimit (Si Ishte – Si u Bë), duke përdorur një nga hashtag-et:

#TaPastrojmeShqiperine #TaPastrojmeBregdetin

#SeBashkuPerShqiperine #SeBashkuPerBregdetin

Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë dhe Ta Mbajmë Pastër Çdo Ditë!
Let’s Do It! Albania

Shënim:

Nëse jeni të interesuar për të qënë organizator në qytetin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në linkun: http://goo.gl/forms/Xn64X15FLA

Nëse doni ti bashkoheni ekipit organizator në qytetin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në linkun: http://goo.gl/forms/lVpRZBLQtV

Për të qëndruar të përditësuar mbi aktivitetet që do të zhvillohen deri në ditën e aksionit dhe mbi detaje të mëtejshme për aksioni, regjishtrohuni në eventin në Facebook në linkun: https://www.facebook.com/events/370084796748465/