fb

 

Green Line Albania ka filluar organizimin e aksionit kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë – 23 Nëntor 2018”.

Ne vazhdojmë të refuzojmë të jetojmë në vendin tonë të mbuluar nga mbeturinat, ndaj për të 11-ën herë do jemi sërisht në aksion.

Jemi të vetëdijshëm që Shqipëria ndotet çdo ditë nga të gjithë!

Jemi dëshmitarë për mos angazhimin e duhur të institucioneve përgjegjëse.
Mund të drejtojmë gishtit drejt çdo institucioni apo individi për të gjetur fajtorët, por ne kemi vendosur të japim shembullin tonë nëpërmjet aksioneve konkrete.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve të bëheni pjesë e aksionit të vetëm KOMBËTAR!
Ta Pastrojmë Shqipërinë – 23 Nëntor nuk është më një ftesë por është një thirrje për këdo që e quan veten Shqipëtar!
Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë dhe Ta Mbajmë Pastër Çdo Ditë!
Vendi ynë, fëmijët tanë, do të na mbeten përherë mirënjohës!

Falenderojmë Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, të gjitha bashkitë, AMSHC, ANYN (Rrjeti Kombëtar Për të Rinjtë në Shqipëri), EcoVolis, SEEP, ANGA Grup, gjithë Bashkitë dhe Prefekturat e vendit si dhe shumë partnerë & bashkëpunëtorë të tjerë të cilët ndër vite i janë përgjigjur thirrjes tonë për aksion.

 

MBETURINAT JANË KUDO, MOS BËJ SIKUR NUK I SHEH!!!

Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë – 23 Nëntor 2018

Sëbashku mund ta bëjmë mjedisin që na rrethon Më Të pastër, Për Ne, Për Fëmijët Tanë, Për Të Ardhmen!

Është Koha Të Veprojmë!

Të Premten në Datë 23 Nëntor, të paktën TI, mos bëj sikur nuk sheh!

TASHMË E DI, NUK KE JUSTIFIKIME!
➢ Aksioni fillon në orën 9.00 dhe mbaron në orën 14.00

Si të bëhesh pjesë e aksionit në 23 Nëntor:

➢ Zgjohu në mëngjes dhe vishu sportiv
➢ Merr familjen tënde dhe bashkoju aksionit
➢ Merrni thasë dhe doreza me vete
➢ Ftoni komshinjtë dhe miqtë tuaj
➢ Organizohu me komunitetin dhe sëbashku pastroni pallatin, rrugën, lagjen, fshatin, bregdetin, qytetin, ku ju jetoni, punoni e pushoni
➢ PASTRO & POSTO – Postoni në Facebook, Instagram dhe Twitter, foto dhe video nga aksioni i pastrimit (Si Ishte – Si u Bë), duke përdorur një nga hashtag-et:

#TaPastrojmeShqiperine #23Nentor #LetsDoItAlbania

Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë dhe Ta Mbajmë Pastër Çdo Ditë!
Let’s Do It! Albania

Shënim:

Nëse doni ti bashkoheni ekipit organizator në qytetin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në linkun: https://www.greenlinealbania.org/behu-vullnetar/

Për të qëndruar të përditësuar mbi aktivitetet që do të zhvillohen deri në ditën e aksionit dhe mbi detaje të mëtejshme për aksioni, regjishtrohuni në eventin në Facebook në linkun: https://www.facebook.com/events/1768285189963974/

 

12x18-CITY-LIGHT-nentor