NATA E GJELBER gusht 2017-02

Në kuadër të promovimit të Jetesës së Gjelbër dhe afrimit të njeriut me natyrën, Green Line Albania & Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rikthejnë sërisht aktivitetin “Nata e Gjelbër” @ Park.

Aktiviteti do të filloj nga ora 18:00 (tek fushat sportive pas V. Frashëri) dhe vazhdon deri në mëngjesin e ditës tjetër, duke kaluar një natë në natyrë, në çadra kampingu, thjeshtë e shëndetshëm.

Programi parashikon aktivitetet e mëposhtme:

• Ndeshje Volejbolli – Një sfidë midis vullnetarëve dhe stafit të APR.
• Kinema nën Yje @Park.
• Piknik e gatim outdoor.
• Histori rreth zjarrit (nëse nata freskohet ndjeshëm) – Të rinjtë do të kenë mundësi të tregojnë historitë e tyre dhe eksperiencat, si një mënyrë për të rritur njohjen e socializimin.
• Parku i ideve – E ku më mirë se në natyrë mund të frymëzohesh? Pikërisht këtë Natë të Gjelbër do ta përdorim edhe si fidanishte idesh për aktivitete të ndryshme në park.
• Muzikë dhe Karaoke.
• Histori Vullnetarizmi.
• Lorja të ndryshme si Volejboll, BasketBoll, Shah, Dam,Twister etj.
• Lojra sociale me të rinjtë.
• Natyrisht nuk iket pa pastruar zonën e kampingut por edhe pa dhënë një kontribut në pastrimin e liqenit.

Pjesëmarrja e lirë, kush ka dëshirë të na bashkohet na kontaktoni në info@greenlinealbania.org ose info@aprtirana.al apo në inbox këtu në FB.

Për më tepër informacion klikoni linkun e eventit në FB: https://www.facebook.com/events/1981089085469649 


#GreenLineAlbania #APRTIRANA #JetesaAktive #JetesaEGjelbër#NjeriuDheNatyra #GreenNight #NataEGjelber #LuajTirana#TiranaImeOutdoor #VisitTirana