Shpesh ndihemi të pafuqishëm kur përballemi me problem të mëdha dhe në të shumtën e rasteve mendimi I parë është se nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar diçka apo për të zgjidhur problem të tilla, të cilat ndikojnë në shumicën e rasteve direct në jetët tona dhe të komunitetit.
I tillë është edhe problem I mbetjeve dhe plehrave në Shqipëri. Shume shpesh janë bërë projekte dhe organizuar aksione të vogla për të ndryshuar gjëndjen e mjedisit që na rrethon por në shumicën e rasteve gjithcka ka mbetur plan projekt në letër ose edhe ndonjë aksion I ndërmarrë është kufizuar në shumë pak km përgjatë ndonjë bregdeti apo bregut të ndonjë liqeni.
Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për plehrat e konsumimit të përditshëm, për të cilat ne si popull konsumator shquhemi për pandërgjegjësimin e hedhjes apo grumbullimit të tyre në vëndet e caktuara por edhe për vendgrumbullimet jo-ligjore të cilat nuk janë të pakta në numër por zënë një përqindje të madhe mbledhjesh.

Shqipëria hyn në ato pak vënde të Ballkanit e cila e vuan mungesën e infrastrukturës së grumbullimit dhë përpunimit të plehrave, qofshin këto plehra të konsumit të përditshëm apo edhe plehrat industriale.
E gjithë pjesa perëndimore e Shqiperisë duke filluar nga Shkodra deri në Vlorë laget nga detet Adriatik dhe Jon, duke patur kështu një vijë të gjatë bregdetare me plazhe të shumta. E gjithë kjo vijë bregdetare vuan dhe po shkatërrohet nga plehrat të cilat jo vetëm nuk grumbullohen në vëndet e caktuara, por edhe kur ndodh dicka e tillë mbeten për javë të tëra pa u larguar.
E njëjta gjë ndodh edhe pjesën qëndrore dhe lindore të Shqipërisë, e cila karakterizohet nga vargmalet dhe nga lumenjtë, ku vihet re  se edhe kjo pjesë nuk i ka shpëtuar plehrave qofshin këto paisje shtëpiake deri të materialet e ndërtimit, të cilat fare lehtë janë të dallueshme buzë lumenjve apo edhe rrëze maleve.
Dhe, nëse pozicionohemi në qytetet e Shqipërisë, gjëndja është edhe më e mjerueshme, duke filluar që nga qytetet e vogla dhe deri në kryeqytet.

Mjedisi:

Shqipëria ka bërë një progress të limituar në fushën e mjedisit dhe mbrojtjes së tij.

Përsa I përket legjislacionit shtresë, një ligj mbi kontrollin e Impaktit mbi Mjedisin është adoptuar që në vitin 2003 dhe sot është ai mbi të cilin bazohet I gjithë legjislacioni mbi këtë çështje. Gjithashtu, Shqipëria ka ratifikuar Protokollin e Kyotos në Dhjetor të 2004.

Përsa I përket cilësisë së ajrit, monitorimi I tij në zonat urbane tregon që nuk është I kontrollueshëm dhe jo vetëm që nuk ka patur reduktim të ndotjes së tij, por përqindja e ndotjes rritet vit pas viti. Në Dhjetor të vitit 2004 Ministria e Mjedisit zhvilloi disa direktiva në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit për të kontrolluar nivelin e ndotjes së ajrit nga makinat.
Përsa i përket fushës së menaxhimit të mbetjeve, Shqipëria ka adoptuar një ligj I cili aprovon amandamentet e Konventës së Bazelit  mbi kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të substancave të rrezikshme në Tetor 2004 si dhe një ligj për klasifikimin e mbetjeve në Shkurt të vitit 2006.
Përsa i përket vëndgrumbullimeve të plehrave akoma nuk egziston një hartë e mirëfilltë digitale e cila të mund të tregojë jo vetëm adresimin e ktyre pikave por edhe të ndihmojë në përllogaritjen e gjenerimit të plehrave në vit nga populli shqiptar.
Menaxhimi I mbetjeve ka qënë dhe mbetet problem në Shqipëri. Në Tiranë kemi disa vëndgrumbullime të lejuara dhe të miratuara dhe njëra prej tyre Sharra në të cilën grumbullohen plehra të ngruta  vetëm që është e mbingarkuar por vazhdon të jetë pikë e nxehta e ndotjes së ambjentit.

 

Faktet:
E gjithë Europa gjeneron rreth 3 miliarde ton plehra në vit, me rritje prej 10 % në vit, më shumë se 50 % e tyre të groposura në tokë dhe më pak se 50% të përdoren për riciklim dhe për prodhim energjie. Shqipëria gjeneron rreth 35.000 tonë plehra në vit, të cilat nuk përdoren as për riciklim dhe as për prodhim energjie.

Qëllimi:
Ballkani ka disa vjet që merr inisiativa për ndërgjegjësimin e  popullsisë si dhe aksione vullnetare të organizuara disa herë në vit.
Projekti më i madh i organizuar dhe i krijuar deri më tani është Let’s Clean Balkans in One day. Projekt ky që mori rrugë këtë vit duke bërë të mundur që në mënyrë vullnetare shumë hektarë tokë të vëndeve të Ballkanit të pastroheshin brënda një dite.
Viti 2011 ishte vit aksioni në shumë vënde të Evropës, aksion I cili po zgjerohet duke u përhapur tanimë deri në Indi apo Brazil, për përgatitjen e një aksioni të vetëm në një ditë, në sa më shumë vënde të Botë, ku secili prej popujve të pastrojë vëndin e tij. Aksion ky I cili do ndërmarri nismën në Mars të vitit 2012 dhe do përfundojë në Nëntor të vitit 2012.
Pjesë e këtij projekti mbarë botëror është edhe Shqipëria. Me iniciativën e Green Line Albania dhe me mbështjetjen eskluzive të Ambasadës së Republikës Sllovene në Shqipëri, kjo shoqatë po bën të mundur mbledhjen e popullit në një ditë të vetme në të katër anët e Shqipërisë për të pastruar vëndin tonë, për të pastruar mjedisin dhe ambjentin në të cilin po rriten fëmijët tanë.

Po kush e organizon?

Green Line Albania, një organizatë jofitimprurëse e cila drejtohet nga të rinj me pasion për të bërë ndryshime në Shqipëri, qofshin këto ndryshime në të mirë të ambjentit, të shoqërisë apo ndryshime që ju vijnë në ndihmë nxënësve dhe studentëve.

Objektivat

  • Pastrimi dhe grumbullimi I plehrave të hedhura në vëndgrumbullime ilegale në territorin e Republikës së Shqipërisë, sidomos në zonat bregdetare dhe ato turistike ( buzë liqenet, luginat, rrëzat e maleve, ambjentet përreth kalave etj)
  • Bashkimi I të gjitha OJF-ve që operojnë në Shqipëri në këtë projeky duke u ofruar mundësinë e bashkëpunimit me Green Line Albania për realizimin e kësaj fushate unike.
  • Bashkimi i te gjitha OJF-ve qe operojne ne territorin e shqiperise ne kete projekt duke u ofruar mundesine te bashkepunojne me Green Line per realizimin e kesaj fushate te madhe.
  • Sensibilizimi I popullatës së gjerë dhe rritja vetëdijes për problemin që kemi aktualisht në shqipëri mbi ndotjen, si dhe edukimi I popullatës së moshës së re mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.
  • Green Line dhe projekti Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë , do të krijojë një hartë digitale mbi vendodhjen e grumbullimeve ilegale të plehrave në Shqipëri, hartë kjo që jo vetëm do të përdoret ditën e aksionit vullnetar tnë çdo cep të Shqipërisë por do jetë ndihmë edhe për institucionet përkatëse shtetërore për aksione të tjera në të ardhmen

Përfituesit:
Përfituesit direkt të këtij projekti janë të gjithë shqiptarët, shëndeti I tyre  dhe mjedisi në të cilin jetojnë. Ky projekt-aksion do sjelli përfitime edhe mbi turizmin dhe turistët e shumtë që vizitojnë vëndin tonë çdo vit dhe përballen me plehra sapo dalin nga oborri I aeroportit.
Përfitues indirekt është Shteti Shqiptar dhe Integrimi në Evropë, duke qënë se një nga pikat që shteti shqiptar duhet të përmbushi për tu antarësuar ëshë edhe menaxhimi dhe lëvizja për një ambjent sa më të pastër. Kursimi I fondeve të shtetit është një pikë kyçe që sjell realizimi I këtoj projekti në mënyrë vullnetare nga të gjithë. Kursimi I kohës dhe bashkëpunimi që do lindi midis OJF-ve të Shqipërisë që ky aksion të kryhet çdo vit në Shqipëri.

Plani I Aksionit:
Faza e parë: Identifikimi I vëndgrumbullimeve ilegale në të gjithë shqipërinë dhe përcaktimi I tyre në një hartë digitale.
Faza e dytë: Pastrimi I të gjitha vëndgrumbullimeve ilegale dhe grumbullimi I tyre në vënde të caktuara paraprakisht me personat përgjegjës të bashkisë
Faza e tretë: Shoqërimi dhe ndihma për punonjësit e bashkisë të cilët do kryejnë transportin nga vëndi ku janë grumbulluar plehrat në drejtim të vëndeve të caktuara për çdo rreth.

Monitorimi:
I gjithë ky aksion do të ketë mbulim në media, e cila do ndjekë hap pas hapi të gjitha fazat qofshin ato pregatitore apo gjatë ditës së aksionit. Përgjatë gjithë periudhës do të ndërmerren fushata sensibilizuese në shkolla, kopështe apo pranë universiteteve.