1

Momente nga prezantimi i aksionit të datës 24 Nëntor “Ta Pastrojmë Shqipërinë” në qytetin e Vlorës. Aksioni Ta Pastrojmë Shqipërinë do të startoj në datën 24 Nëntor dhe do të shrihet në 6 Muaj deri në datën 24 Maj 2018, duke synuar pastrimin e mbi 9000 pikave problematike të identifikuara dhe të raportuara nëpërmjet aplikacionit TrashOut. Në këtë takim prezantues morën pjesë Drejtuesi i Aksionit Kombëtar Z. Ervin Shehaj, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Z. Blendi Klosi dhe Kryetarit i Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli. Pjesë e takimit ishin përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Raionale, shoqërisë civile, organizatave mjedisore, vullnetarë, ambientalistë, qytetarë dhe media.
Hapjen e takimit e bëri drejtuesi i lëvizjes Z .Shehaj duke prezantuar aplikacionin TrashOut me anë të të cilit bëhet e mundur raportimi në kohë i pikave të ndotura. Si shembull ai solli hartën e plotë të qarkut Vlorë që pasqyron të gjitha raportimet me informacione të detajuara mbi llojin, madhësinë dhe vendodhjen e vendgrumbullimit të mbeturinave. Z. Klosi apeloi për përdorimin e këtij aplikacioni nga cdo qytetarët dhe në datën 24 të jemi të gjithë sëbashku për ta pastruar Shqipërinë nga papastërtitë dhe problematika të krijuar koha, burokracia, korrupsioni, administrata publike etj. Vetëm në 10 ditë u fotografuan mbi 9 mijë pika të ndotura theksoi ministri, një bilanc i cili duhet të na vërë në lëvizje për të vepruar nëpërmjet aksionieve konkrete për zgjidhjen e situates.
Kryetari i Bashkisë Z.Leli bëri një falenderim për iniciativën e marrë dhe tregoi interesin e Bashkisë dhe qytetarëve për pjesëmarrjen në këto nisma duke marrë Lungo Maren si shembull. Raportimet dhe denoncimet theksoi Z. Leli, janë të rendësishme qoftë edhe për të indentifikuar ndotesit, por edhe për shtimin e frymës bashkëpunuese.
Takimi u mbyll me një bashkëbisedim me qytetarët dhe aktivistët e mjedisit rreth problematikave kryesore mjedisore të qytetit të Vlorës.