Green Line Albania sjell për herë të parë në Shqipëri “Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake”, i cili do të zhvillohet në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, me rastin e Ditës së Tokës në datë 22 Prill 2017 nga ora 10:00 – 19:00. Panairi do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë dhe me mbështetjen e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Connext Albania

cover PET 500-V2

“Pet Fair – Panairi i kafshëve shtëpiake” vjen si një event që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të komunitetit në lidhje me trajtimin, mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve. Aktiviteti do të mbledhë së bashku partnerë, organizata të ndryshme, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktiv në çështjet e mirëqënies së kafshëve.

Përgjatë gjithë ditës në “Pet Fair – Panairin e kafshëve shtëpiake”, do të zhvillohen aktivitete të shumta argëtuese dhe edukuese, të listuara si më poshtë:

• Kënde informative të organizatave që punojnë për mbrojtjen e kafshëve.
• Ekspozimi i kafshëve shtëpiake që më pas do të vijojë me një konkurs/paradë të kafshëve shtëpiake.
• Ekspozimi i ushqimeve dhe i aksesorëve për kafshët.
• Këshilla dhe vizita që do të ofrohen falas nga klinikat veterinare për kafshët shtëpiake
• Adoptim i kafshëve të braktisura.
• Orë mësimore me fëmijët për njohjen dhe familjarizimin e tyre për mbrojtjen dhe kujdesin e kafshëve, si p.sh ushqyerjen, larjen, argëtimin e tyre etj.
• Prezantimi i programit “Zoo Volunteers” si dhe “Vullnetarët në Aksion”.
• Animatorët e Zoo Park do të jenë aty për të dhuruar një festë plot ngjyra dhe gjallëri, për fëmijët dhe më të vegjëlit.
• Demostrim me qenët e Forcave Speciale të cilët do të dhurojnë një spektakël unik.
• Konkursi “Qeni më i bukur” (ora 12:00 – 13:00 – Nëse dëshironi të regjistroni qenin tuaj në konkurs, kontaktoni me numrin 0692545900)

qeni me i bukur

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet kaq unik dhe interesant, jo vetëm edukues dhe informativ por edhe festiv.
Ju presim!

#PanairiiKafsheveShtepiake #PetFairAlbania #GreenLineAlbania #APRTirana #AMKTirana #ConnextAlbania #TiranaZooPark

Për më tepër informacion vizitoni eventin në Facebook: https://www.facebook.com/events/777355519090367/