Në 5 Qershor votojmë për komunitetin ku duam të jetojmë!

Në 5 Qershor, Ta Pastrojmë Bregdetin në Një Ditë!

 

Vullnetarizmi është ushtrimi i fundit i demokracisë!

Vullnetarizmi është vota reale, për komunitetin ku duam të jetojmë!

Të gjithë sëbashku të votojmë në 5 Qershor, për shtëpinë tonë të përbashkët, mjedisin. Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Green Line Albania organizon aksionin “Ta Pastrojmë Bregdetin në Një Ditë”.

JU ftojmë që të gjithë sëbashku të japim një kontribut real për mjedisin, për një Shqipëri më të Pastër, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë!

Është koha të bëjmë zgjedhjen e duhur, sepse jemi të gjithë qytetarë të këtij vendi dhe pjesë e këtij mjedisi. Kjo ftesë i drejtohet edhe partive politike, si nismë për të përfshirë në programet e tyre elektorale më tepër hapsirë për mbrojtjen e mjedisit dhe nxitjen e investimeve në këtë fushë. Gjithashtu i ftojmë që të gjitha partitë të cilat i kanë aktivizuar tashmë strukturat e tyre për zgjedhjet, të bashkohen me nismën e shoqërisë civile dhe të japin kontributin e tyre konkret për një Shqipëri të Pastër, për një Bregdet të Pastër, për një Turizëm të Gjelbër.

Vetëm duke punuar #Sebashku mund ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar.

Sëbashku Mundemi!

Ta Pastrojmë Bregdetin – 5 Qershor

TASHMË E DI, NUK KE JUSTIFIKIME!

Si të Votosh në 5 Qershor:

  • Zgjohu në mëngjes dhe vishu sportiv
  • Merr familjen tënde dhe bashkoju aksionit
  • Merrni thasë dhe doreza me vete
  • Ftoni komshinjtë dhe miqtë tuaj
  • Organizohu me komunitetin dhe sëbashku pastroni pallatin, rrugën, lagjen, fshatin, qytetin, bregdetin ku ju jetoni, punoni e pushoni
  • Aksioni fillon në orën 9.00 dhe mbaron në orën 14.00
  • Pastro & Posto – Postoni në Facebook, Instagram dhe Twitter, foto dhe video nga aksioni i pastrimit (Si Ishte – Si u Bë), duke përdorur një nga hashtag-et #SeBashkuPerBregdetin #TaPastrojmeBregdetin

#BashkohuEdheTi

Regjistrohu për tu bërë pjesë e aksionit. Klikoni linkun: https://www.greenlinealbania.org/behu-vullnetar/rregjistrohu/#formulari
Për më shumë info na ndiqni në Facebook!
Ta Pastrojmë Bregdetin – https://www.facebook.com/TaPastrojmeBregdetin/
Ta Pastrojmë Shqipërinë – https://www.facebook.com/TaPastrojmeShqiperine/
Green Line Albania – https://www.facebook.com/GreenLineAlbania.al/

 

Cover Bregdeti