IMG_1407

Menjëherë pas karvanit të gjatë të aksionit 31 ditorë përgjatë bregdetit shqiptar në kuadër të nismës “Ta Pastrojmë Bregdetin”, Green Line Albania vjen pa humbur kohë duke sjellë përsëri në jetë një projekt të konceptuar nga Green Line Albania. Bëhet fjalë për Green Night – Nata e Gjelbër në Park, e cila vjen si një bashkëpunim i frytshëm me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë për të dytin vit radhasi.

Çfarë është Nata e Gjelbër dhe çfarë synon ajo?

Në fakt kemi të bëjmë me një projekt shumë dimensional në plot kuptimin e fjalës. Shumë dimensional për vetë faktin sepse këtu përkundër aksioneve të pastrimit që synonin dy pika kryesore, “Pastrim dhe Sensibilizimin”, këtu kemi kombinimin e një sërë elementesh duke filluar që nga promovimi i jetesës së gjelbër, edukimi, bashkëpunimi, prezantimi dhe njohja me natyrën, argetimi, shtjellimi dhe hedhja e ideve të reja, workshope në natyrë, mundësi, shkëputja nga monotonia e kafeneve, pjesëmarrja në aksione në kontribut të komunitetit dhe natyrës, etj. Këto janë disa risi që Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë kanë sjell në dy vitet e fundit me Natën e Gjelbër.

Dhe ajo çka e ben të rëndësishëm dhe arma e fortë e këtij aktiviteti janë të rinjtë. Kujt më mirë se të rinjëve mund t’ju lihet amaneti për përkujdesjen e natyrës dhe lidhjen më tepër me të!!

Kjo është filozofia e një kontributi afatgjatë të cilën Green Line Albania synon të punojë fort sepse jemi shumë të vetëdijshëm se zgjidhja e vërtetë e problematikave të ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjes së tij nuk janë aksionet e pastrimit, por eleminimi i burimit të ndotjes dhe përkujdesja ndaj natyrës.

Duke edukuar një brez i cili nuk di të ndosë, por ta dojë dhe të jetë fort i lidhur me natyrën dhe ta mbrojë atë, padyshim që nuk do të kemi më problematika kaq madhore në të ardhmen!!!

Impakti dhe benefitet padyshim që do të jenë të jashtzakonshme pasi një rini e cila është më interaktive me natyrën përkthehet në shëndet më të mirë, në promovim dhe rritje të numrit të turistëve dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, një e ardhme me sigurt dhe e gjelbër, e gjitha kjo nga përkujdesja që do të tregohet ndaj natyrës.

Këto janë disa risi që Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë kanë sjell në dy vitet e fundit me Natën e Gjelbër.