Green Line Albania, është një ëndërr që filloj të marri jetë nga ideja dhe vizioni i një grupi miqsh të cilët me pasionin dhe bindjen se duke ndërthurur ëndrrat, eksperiencat dhe idetë, së bashku mund të japin kontributin e tyre në shoqëri. Me pikënisje ndërgjegjësimin, aktivizimin e studentëve dhe rinisë shqiptare në përgjithësi, synojmë që energjinë e brezit të ri t’ua injektojmë të gjithëve dhe të gjithë së bashku të arrijmë të ndryshojmë diçka në shoqërinë shqiptare.

Për GLA ambjenti në tërësi, lidhja e ngushtë e njeriut me natyrën, ruajtja dhe mbrojtja e saj, aktivizimi dhe përfshirja e shoqërisë civile për ndërgjegjësimin dhe përmirësimin e mjedisit, janë thelbësore!

Fokusi i ynë janë çështjet e ambjentit duke i trajtuar ato jo thjesht nëpërmjet aksioneve të pastrimit por duke ndryshuar KONCEPTIN në tërësi, në mënyrën e të menduarit, vepruarit dhe duke ofruar zgjidhje alternative gjithëpërfshirëse.

Duke ndyshuar kontekstin me anë të aksioneve sado te vogla ,ne besojmë se do të kemi një të ardhme të gjelbër!

Ne besojmë se me vullnet , ndërgjegjësim, të çdonjërit prej nesh, me sa do pak përkushtim, ne do japim kontributin tonë për vënien në dukje të problematikave duke shërbyer si katalizator për gjetjen e zgjidhjeve, që do transformojnë dhe do përmirësojnë dukshëm jetën dhe shëndetin tonë.

Duke besuar të gjithë në këtë kauz, gjithësecili do ta ndjejë se gjëja më e rëndësishme në jetë është harmoninë me natyrën, e cila është burimi i jetës dhe i vazhdimësisë.

Po cilat janë talentet dhe pikat tona të forta për ta bërë gjithë këtë ndryshim? Shkollimi ynë? Eksperienca jonë? Pozicioni ynë i punës, pozicioni ynë në shoqëri?! Asnjë nga këto. Ajo që na bën ne të aftë në misionin tonë, është pikërisht dëshira për të jetuar shëndetshëm, është vullneti ynë i mirë për ta bërë këtë ndryshim, është e ardhmja jonë.

Po kush nuk i ka këto dëshira dhe dhunti?! Të gjithë, të gjithë pa përjashtim, mjafton të ndalojmë një moment, të marrim frymë thellë, të ndërrojmë këndvështrimin tonë, të shohim brënda vetes dhe brënda botës së fëmijëve tanë, çfarë jemi ne në gjendje të japim për veten, për fëmijët tanë, cilat janë mjetet dhe mënyrat për ti arritur ato. Të gjitha mjetet dhe mënyrat i kemi, mjafton ti përdorim ato, mjafton të besojmë se të gjithë se bashku duke bashkuar copëzat e puzzle-it të formojmë një të tërë. Ky është çelsi i gjithçkaje, jetojmë në komunitet dhe duhet të veprojmë si komunitet. Ky është vetëm fillimi, por këtu fillon ndryshimi… dhe ne e besojmë atë!