1

Green Line Albania pranë komunitetit në nevojë!

Ky ishte bashkëpunimi i fundit ndërmjet nismës Dhuro Dashuri dhe Green Line Albania e përfaqësuar nga aktivistët e saj vullnetarë në aksionin e fundit për shpërndarjen e rreth 200 pakove ndihma në rreth 60 familje të fshatrave të Tiranës !!
Green Line Albania nuk nguroi ti bashkohej nismës së Dhuro Dashuri si një nga shqetësimet që është pjesë e filozofisë sonë të veprimit duke u bërë faktor i zgjidhjes së problemeve të komunitetit në nevojë sado pak!
Ne motivojmë dhe përkrahim nisma të tilla duke ftuar çdokënd të kontribuojë me mundësitë sado modeste dhe të gjendemi pranë nevojtarëve dhe problemeve sociale!
Nisma të tjera në ndihmë të komunitetit na presin.

#SebashkuMundemi
#SebashkuPerKomunitetin
#DhuroDashuri
#GreenLineAlbania