1

Gjate ditës së sotme Green Line Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të aksionit kombëtar të pastrimit dhe partneritetin me Ministrinë e Arsimit, zhvilluan një takim pranë kësaj të fundit me gjithë përfaqësuesit e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore të gjithë Shqipërisë.

Në takim morën pjesë Z. Ervin Shehaj Drejtuesi i Aksionit Kombëtar “Ta Pastrojme Shqipërinë”, Z. Plarent Ndreca Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Znj. Zamira Gjini Drejtore e Arsimit Parauniversitar pranë Ministrisë së Arsimit.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e edukimit mjedisor në sistemin arsimor dhe për përfshirjen e shkollave në aksionin “Ta Pastrojmë Shqipërinë” të datës 24 Nëntor, si një mënyrë për të edukuar brezin e ri nëpërmjet aksioneve dhe kontributin konkret në komunitet, për pastrimin e mjedisit si dhe ç’është më e rëndësishmja ky lloj plan veprimi të jetë pjesë integrale e planit të mësimdhënies nëpër shkolla duke zhvilluar takime me prindërit dhe nxënësit në mënyrë të periodike.

Në fjalën e tij ndër të tjera Z. Ndreca theksoi rëndësinë e përçimit të kulturës dhe frymës që të rinjtë duhet të mbjellin në vetëdijen e tyre për respektimin dhe përkujdesjen ndaj mjedisit dhe natyrës. Kjo si një detyrë që mësuesit duhet ta kenë pjesë të përditëshmërisë së tyre të mësimdhënies.

Znj. Gjini përmëndi eksperiencën e frytshme që Green Line Albania dhe Ministria e Arsimit kanë ndërtuar ndër vite. Ky aksion duhet të finalizohet në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe me impakt të gjerë, duke shërbyer si “Edukim Nëpërmjet Aksionit” dhe rritjen e frymës komunitare.

Shehaj, drejtuesi i Lëvizjes Civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë” e permbylli fjalimin e tij duke përmendur bashkëpunimin e Green Line Albania me Ministrinë e Arsimit si model suksesi në Lëvizjën Botërore “Let’s Do It World”. Ky model suksesi është tashmë pjesë e strategjisë për organizimin e “Ditës Botërore të Pastrimit” që do të zhvillohet në Vitin 2018, ku do të marrin pjesë 150 shtete dhe ka filluar të implementohet prej ekipeve organizative në këto shtete.

#TaPastrojmeShqiperine #24Nentor2017 #BashkohuEdheTi

 

Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë!

Ta Mbajmë Pastër Çdo Ditë!

Let’s Do It! Albania.

 

Shënim:

Nëse jeni të interesuar për të qënë organizator në qytetin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në linkun: http://goo.gl/forms/Xn64X15FLA

Nëse doni ti bashkoheni ekipit organizator në qytetin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në linkun: http://goo.gl/forms/lVpRZBLQtV

Për të qëndruar të përditësuar mbi aktivitetet që do të zhvillohen deri në ditën e aksionit dhe mbi detaje të mëtejshme për aksioni, regjishtrohuni në eventin në Facebook në linkun: https://www.facebook.com/events/370084796748465/