SM Vl

Sot Green Line Albania filloi fushatën informuese “Blue Tour – Rrugëtimi Blu”, në kuadër të nismës “Turizmi i Gjelber” dhe “Ta Pastrojmë Shqipërinë”, duke i paraprirë aksionit kombëtar që do zhvillohet më datë 24 Nëntor. Rrugëtimi nisi me takimin në Njësinë Administrative Velipojë dhe më pas në Bashkinë Lezhë. Në takimin e zhvilluar kishte pjesëmarrje nga përfaqësuesit e të gjitha institucioneve rajonale dhe lokale, të cilat do jenë pjesë mbështëse e aksionit kombëtar, që nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, përfaqësues të Arsimit, përfaqësues të Njësisë Administrative Shëngjin, Njësisë Administrative Velipojë dhe mediave lokale. Grupi i Green Line Albania bëri një prezantim të përgjithshëm mbi mënyrën e funksionimit dhe kordinimin e aksionit që do të zhvillohet në datën 24 Nëntor. Në takimet e zhvilluara u bë një pasqyrim i të dhënave mbi hartën dixhitale të mbeturinave dhe raportimet e bëra në të gjithë Shqipërinë nga inspektorët e ISHMP-së dhe vullnetarët gjatë ditëve të fundit me anë të aplikacionit TrashOut, mundësuar nga Green Line Albania. Pika të tjera të diskutimit ishin edhe problematikat e evidentuara gjatë aksionit “Ta Pastrojmë Bregdetin” gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht që Green Line Albania ndërmori si pjesë e projektit “Turizmi i Gjelbër” si dhe angazhimi që Bashkia Lezhë, Njësia Administrative Shëngjin dhe Njësia Administrative Velipojë do ndërmarrin për përmirësimin e situatës mjedisore kryesisht në zonat turistike.

#TaPastrojmeShqiperine #24Nentor2017 #BashkohuEdheTi

Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë!
Ta Mbajmë Pastër Çdo Ditë!
Let’s Do It! Albania


Shënim:
Nëse jeni të interesuar për të qënë organizator në qytetin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në linkun: http://goo.gl/forms/Xn64X15FLA
Nëse doni ti bashkoheni ekipit organizator në qytetin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në linkun: http://goo.gl/forms/lVpRZBLQtV