Pse duhet të marrin pjesë në aksionin Ta Pastrojmë Shqipërinë në një Dite?

Ky aksion është më shumë se një pastrim, më shumë se një aksion vullnetar, më shumë se veprimtari në ndihmë të komunitetit.  Është të gjitha këto të marra së bashku dhe më tepër se kaq. Të jesh pjesë e një aksioni me përmasa kaq gjigande ku e gjithë bota bashkohet për një qëllim të vetëm atë të pastrimit të Tokës nga mbeturinat e hedhura pa përgjegjshmëri të bën të ndihesh mirë, të bën të ndihesh një njeri i mirë, pjesë e një komuniteti të mirë.

Mbeturinat nuk mbijnë në parqe, lumenj apo rrugë. Ato sillen dhe lihen atje nga njerëz të papërgjegjshëm që nuk kujdesen të mbledhin ato mbeturina që ata krijojnë dhe i lënë pas. Ekzistojnë dhe shumë njerëz të përgjegjshëm, të kujdesshëm të mbledhin mbeturinat e tyre në një qese dhe ti marrin me vete. Kur një person me etik, i pastër, korrekt kujdeset ndaj mjedisit ai lë sa më pak mbeturina të tij por heziton të mbledhi mbeturina që ishin atje para tij të lëna nga njerëz të tjerë.  Kjo është arsyeja pse mbeturinat- shenjë e mungesës së të edukatës apo ndergjegjësimit apo nivelit të përkujdesit ndaj asaj që nuk është e imja por e jona –  shpesh dominojnë peizazhin dhe krijojnë përshtypjen se në shoqërinë tonë më shumë dominojnë të pa kulturuarit, të pa e dukatët të pa përgjegjshmit.

Por a është vërtet kështu? A duhet që shqiptarët ti krahasojnë si njerëz jo komunitar, si arrogantë, të papërgjegjshëm, të prapambetur? Aksioni i  pastrimit vullnetar është një mënyrë për të provuar të kundërtën, kjo është një mënyrë që shqiptarët të vijnë dhe të tregojnë se ato ekzistojnë, ata kujdesen, ata janë të gatshëm për të ndryshuar gjërat në të mirë, dhe nuk janë ashtu si mendohet, janë më europian sesa perceptohen. Pra krahas  peisazheve të pastruar edhe ju do të merrni më shumë optimizëm dhe guxim që të jeni pjesë e kësaj shoqërie. Aksioni vullnetar lidh komunitetet lokale, i jep njerëzve aktivë dhe të dashur një shans për të plotësuar njëri-tjetrin dhe për të bërë diçka të mirë edhe pas pastrimit. Pra, kjo është një mundësi e madhe edhe për komunitetet e ndryshme në një vend për të gjetur një qëllim të përbashkët dhe të punojnë së bashku për këtë qëllim, si dhe një mënyrë për të gjetur më shumë mjete për të bërë një ndryshim rrënjësor për jetën e tyre, fëmijëve të tyre, familjeve të tyre.

Pra, një aksion pastrimi i suksesshëm nuk është vetëm një mënyrë për të pastruar mjedisin, për të bërë vendin tonë një vend më të bukur për të jetuar dhe për të vizituar, por është gjithashtu një mënyrë për ne që të tregojmë se ekzistojmë dhe përkujdesemi në favor për shoqërinë. Për të filluar këtë aksion duhet të jemi një ekip i mirë, i motivuar, miqësor dhe aktiv. Ne jemi ata që sollëm, filluam dhe po bëjmë një aksion historik për vendin tonë. Ne jemi? Po Ju? Nuk jeni vetëm. Ne jemi shumë. Shumë veta që të gjithë së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të pastër.  Bashkohu me ne. Bëhu Vullnetar!

!