GUIDA E VULLNETARIT 2015

1 – ) Si mund të bëhem pjesë?

Varianti 1: Në 20 Nëntor 2015 do të jenë një ose më shumë pika se ku vullnetarët mund të regjistrohen. Klikoni linkun e më poshtëm për të parë se cilat janë pikat e regjistrimit në zonën tuaj http://greenlinealbania.org/harta/harta-e-mbeturinave/

Varianti 2: Vizitoni faqet tona në Facebook (www.facebook.com/TaPastrojmeShqiperine & www.facebook.com/TaPastrojmeBregdetin), i bëni “LIKE” dhe regjistrohuni duke plotësuar formularin “Bëhu Vullnetar”.

 

2 – ) Si mund të zgjedh zonën ku do të pastrojë?

Varianti 1: Paraqitu në një nga pikat e regjistrimit të qytetit tuaj dhe do t’ju caktohet zona e pastrimit nga përgjegjësi i grupit.

Varianti 2: Pasi të regjistroheni në faqe, ndiqni udhëzimet për të zgjedhur zonën e pastrimit.

3 – ) Në çfarë ore fillon / mbaron aksioni i pastrimit?

Paraqituni në datën 20 Nëntor në orën 9:00 një nga pikat e regjistrimit të qytetit tuaj të cilat do ti gjeni të listuara ne faqen e eventeve në Facebook https://www.facebook.com/TaPastrojmeShqiperine/events. Aksioni i pastrimit do të përfundoj rreth orës 14:00. Rreth 5 orë të plota pune do të zgjasë aksioni i pastrimit.

4 – ) Si duhet të vishem / pajisem?

Rekomandohet të vishen veshje të vjetra dhe komode, si edhe të përshtatshme me temperaturat e stinës. Mundohuni të sillni me vete një rulon me thasë mbeturinash dhe një palë dorashka.

5 – ) Çfarë baze materiale ofrohet?

Në pikat e regjistrimit do të ofrohen thasë plastik (sipas kategorive të riciklimit) dhe dorashka).

6 – ) Si mund të shkojë në zonën e pastrimit?

Në pikat e regjistrimit do të ofrohet transporti I vullnetarëve për në drejtim të zonave të pastrimit. Ekipet mund të vënë në dispozicion mjetet e tyre personale për transportin e vullnetarëve, gjithashtu edhe për transportin e mbeturinave nga pikat e pastrimit te pikat e grumbullimit.

7 – ) Si të mbledhim mbeturinat?

Mbeturinat do të mblidhen të diferencuara sipas kategorive:

  • Të riciklueshme (amballazhe plastike dhe letre, PET, metale, shishe qelqi). Në këto thasë do të ngjiten shënja të veçanta (adeziva) të cilat do të shpërndahen në pikat e regjistrimit. Më tej mbeturinat e riciklueshme do të vendosen të ndara sipas kategorive të sipërmëndura dhe do të vendosen në zona të veçanta.
  • Të pa riciklueshme – në thasë pa adeziv.

Për materiale shumë të mëdhaja për tu mbledhur pa mjete të specializuara, kontaktoni pikën e regjistrimit dha raportoni detajet e tyre.

8 – ) Dimensioni I grumbullimit është shumë I madh dhe ekipi është shumë I vogël. Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast?

Në raste të tilla kontaktoni pikën e regjistrimit dhe I komunikoni problemin. Vullnetar të tjerë do të drejtohen në zonën tuaj.

9 – ) Mbarova thasët. Çfarë duhet të bëj?

Në pikat e regjistrimit do të ketë materiale të nevojshmë, para se ti mbaroni njoftoni kryetarin e grupit.

10 – ) Sapo mbarova së pastruari. Çfarë duhet të bëjë?

Pas pastrimit thasët e mbledhura të afrohen afër rrugës dhe të njoftohet pika e regjistrimit për të komunikuar të gjitha informacionet e nevojshme për të mundësuar tërheqjen e tyre.

11 – ) Lëshimi i çertifikatës së kontributit / diplome?

Këto do të lëshohen pas datës 1 Janar 2016. Dërgoni një kërkesë me të dhënat tuaja në adresën [email protected]


12 – ) Vullnetarët nën moshë mund të regjistrohen?

Vullnetarët nën moshë që të marrin pjesë  duhet të kenë një deklaratë autorizimi të firmosur nga prindërit, përgjegjësi ligjor ose. Vullnetarët që janë më pak se 16 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga një prind, kujdestar apo mësues.

13 – ) Cilat janë udhëzimet e sigurisë?

Të gjithë vullnetarët duhet të lexojnë “Udhëzime Sigurie për Ditën Kombëtare të Pastrimit”