mbetjet ne industrine ajrore

Gjenerimi i mbetjeve në kabinë i kushtojnë industrisë 500 milion dollarë në vit, sipas IATA

Sipas një vlerësimi nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), u prodhuan 5,2 milion ton mbetje nga pasagjeret e linjave ajrore vetëm në 2016, një e dhënë konsiderueshme kjo që pritet të bëhet edhe më e madhe, madje do të dyfishohet në 15 vitet e ardhshme. Megjithëse industria e aviacionit është nën një presion të madh në lidhje me prodhimin e gazeve serë, sfida konsiston në sigurimin e qëndrueshmërisë edhe me mbetjet ushqimore. Duke patur parasysh se kjo i kushton industrisë 500 milionë dollarë në vit, pakësimi i mbetjeve dhe nismat e riciklimit duket se janë një domosdoshmëri mjedisore dhe financiare njëkohësisht .

Deri tani, sapo një aeroplan ulet, volume të mëdha sendesh njëpërdorimëshe flaken tutje, thotë Matt Rance, shefi ekzekutiv i MNH Sustainable Cabin Services, një kompani që këshillon kompanitë e linjave ajrore për pakësimin e mbeturinave. “Është sikurse të marrësh një tub, ta tundësh mirë, ta zbrazësh dhe pastaj të thuash “Mirë, le ta mbushim prapë me gjëra të tjera”.

Nisma të Gjelbra

Për fat të mirë, nisma të ndryshme riciklimi ndërmerren në mbarë botën, të cilat mund të jenë shumë efektive përhapen më shumë.

Një grup i kompanive spanjolle duke përfshirë Iberia Airlines dhe Ferrovial Services synojnë të ripërdorin 80% të mbetjeve të kabinës në aeroportin Barajas të Madridit deri në mesin e 2020 dhe rreth 2,500 anëtarë të ekuipazhit do të trajnohen mbi bazat e ndarjes së mbeturinave, thotë Juan Hermira, kreu i projektit të Iberia-s. Nisma, e cila synon të prodhojë udhëzime për përdorim në aeroporte të tjera, po eksploron gjithashtu ushqimin pa paketim dhe thikat e ripërdorshme si dhe zgjidhjet e bazuara në të dhëna: p.sh.fletëpalosje me informacione mund të përdoren për të parashikuar preferencat e udhëtarëve të klasës së biznesit që përkthehet në më pak ushqim të përgatitur për të kënaqur pasagjerët, thotë Hermira.

United Airlines tani përdor gota kartoni të riciklueshëm dhe vitin e kaluar filloi të dhurojë kuti të papërdorura për njerëzit e pastrehë dhe strehat e grave – duke pritur që të devijonin më shumë se 27 ton në vit nga groposja.

Virgin ka krijuar një sistem për riciklimin e të gjitha pjesëve të kufjeve të saj, duke përfshirë sfungjerët e veshit, të cilat përdoren si dysheme për qendrat e kuajve.

Australian Qantas Airlines po kombinon zarfin e dhurimit përbamirësi me paketën e saj të kufjeve, duke prerë një qese polietileni për pasagjerët gjatë fluturim.

Emiratet drejton një program riciklimi të kanaçeve prej alumini, shisheve plastike dhe atyre qelqi, si dhe produkteve të letrës, si gazeta, revista dhe kuti kartoni. Në fillim të këtij viti, kompania prezantoi batanije të bëra 100% nga shishe plastike të ricikluara, të cilat janë në dispozicion në klasën ekonomike në të gjitha fluturimet me distancë të gjatë. Çdo batanije është bërë nga 28 shishe plastike të ricikluara. Deri në fund të vitit 2019, ata do të kishin shpëtuar 88 milionë shishe plastike nga groposja – e barabartë me peshën e 44 avionëve A380, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Që nga viti i kaluar, në aeroportin e Gatwick operon një fabrikë që kthen mbeturinat në energji, e cila aktualisht mbulon nevojat e veta energjetike, por në të ardhmen do të ndihmojë në ngrohjen e kufirit verior. Ata gjithashtu synojnë të arrijnë 70% riciklim të mbeturinave deri në vitin 2020, pasi në vitin 2016 kanë arritur plot 48%.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Green Line Albania